Liruar nga pushteti i venitur,
Aorta udhëheqëse,
Darkë e pa darkuar,
Blerë me çmim lavdije.
Darkë edhe pse e vonë,
kupa nuk trokitet,
Ulur sodis qiririn,
Që m’përçon përvlim.
E bekuar, apo e rrejshme!
Kjo dilemë errësuese,
Me zjarr shpirtin më djeg,
Ngadalë po më tret.
Mora kupën pa dolli,
Dhe bukën e thyer për mu,
Darka e vërtetë e një zemre,
Që e do atë me e harru…