16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Bruna Musai

Vershimet e vjeshtës..!

Ca fishkëllima vjeshte stinore.
Mbi gjethet e rëna verdhacuke
Mbi token e bronxtë, si petale lulebore
Sa bukur u vesh natyra ,nuse..!
Ca vërshima e perkedhelin pyllin.
Nëpër maja degash, në hapësirë.
E shtellunga gjethesh, flirtojnë hapësirës dyndin.
Si pëllumbat, ne qiellin e lirë..
Vershimet e vjeshtës ndezin atmosferën.
E vjeshta troket, pa bërë zë.
E flladi veror, merr ritmet e erës.
Qe gjethet ne tokë, lëshon një nga një.
Kuqelojnë pemët,që nga lartësitë.
Mantelin e vjeshtës, vesh e bukura tokë.
Ah moj vjeshtë e artë, sa shumë te kam pritë.
Je stina me e adhurueshme, në këtë botë .

Bruna Musai

“””””””””””””””””””

Rri edhe Pak.!
Rri edhe pak, mes kësaj stine rezatuese!
Ulu në këtë bahçe, trëndafilash.
Aroma e luleve është tunduese..
E zëri yt si sinfoni bilbilash
Rri edhe pak, në këtë perandori.
Degjoje me kujdes melodinë e zemrës.
Kjo është më e bukura mbretëri.
Në hitet e jetës, mban të bukurin emër.
Rri edhe pak, derisa të bjerë nata.
Ta shikojmë Hënën, sa bukur vezullon.
E nën dritën e yjeve, e shikimeve të gjata
Te ndiejmë këtë moment, që na fal emocion
Rri edhe pak, nën instiktet e momentit.
Le të mbeten këto çaste, një fragmend nga jeta.
T’ja ndiejmë tik-taket zemrës, në shoqërinë e njëri -tjetrit.
E kjo mbreteri, fole e dashurive të vërteta .

Bruna Musai

“””””””””””””””””

Jeni e ardhmja e kombit
O mësues të dijës, që në duar keni thesare.
Ç’dokush ju dorëzon, gjënë më të çmuar ne jetë.
Të rrisësh një fëmijë, ështé një sakrificë e madhe.
Ndaj mundohuni mos diskriminoni, por respektoni një realitet..!
Sot rrugët ngjajnë bukur, ngjyra plot larmi.
Buzëqeshje ëngjëllore, u ndrin fytyra.
Plot jetë e gumëzhitje, ky mëngjes i ri.
Ngjan qytëti më i bukur, buzëqesh natyra.
Janë ëngjëjt më të bukur, ne botën e pafajsisë.
Janë ritmet e muzikës, më të adhurueshme.
Janë e ardhmja që zgjojnë, ëndrat e krenarisë.
Çdo fëmijë lufton, per ardhmërinë e çdo fushe.
Ndaj mësues, mbajini ngrohte, ashtu siç i mbajti nëna.
Ti motivoni, e të ndihen të barabartë.
Se për të gjithë njëlloj, ndiçon dhe Dielli e Hëna.
Mos jua lini ëndrat.të mbyllura ne sirtar.

Bruna Musai.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.