9.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Bruna Softa

Megjithëse dua të rri pushim për ca kohë, por ngjarjet që ndodhin nuk të lënë rehat !

Sot jam shumë e mërzitur dhe me dhemb shpirti për nje miken time!

Burri i saj i poshtër manjak mbas femrave seksi të bukura, e ndan miken time me gjyq ! Sot ishte gjyqi i tyre ! Burri i saj rrinte gjithe diten në fb dhe Instagram duke pare artistet, modelet, moderatoret e shume femra të tjera të bukura dhe i thoshte gruas së tij qe ti je e shemtuar!

Por harron budallai qe ato femra nuk jane bio të bukura por jane të bera me Botox, me gjinjte e bërë dhe me fundshpine të bërë ! Ato nuk jane ashtu sic kane lindur por ajo eshte bukuri e bërë me shume operacione plastike! Dhe e dyta nuk e di ai dhe shume të tjere si ai, qe ato femra nuk u vijne mbrapa atyre sepse ato duan ti hedhesh para ! Ato femra jane makinerine paraje ! Ato nuk dashurojne kurre pa kusht dhe me zemer sic dashuron nje femer e thjeshte ! Edhe ato femra vipa bukuroshe seksi qe pelqehen aq shume, po të ishin të varfra dhe nena me shume femije si shumica e nënave të botes, nuk do te ishin këto qe jane ! Behen kot meshkujt mbas femrave vipa të fb dhe të instagramit dhe pastaj nuk pelqejne femrat e tyre ! Ato vipa asgje nuk kane te veten bio ! As buze, as hunde, as gjioks, as fundshpine, asgje ! Jane komplet të bera si manikine !

Turp për zotin të cmendesh mbas tyre dhe të heqesh dore nga femra jote! Si nuk mendojne qe po mos te ishin të pasura, nuk do te ishin të bera me plastike, dhe po mos te ishin të bera, sdo të ishin të bukura ! Për mendimin tim ato edhe ashtu të bera jane si turi derri sepse i kane fryre shume buzet!

Ajo e shkreta qan sepse e kishte marrë me dashuri!

Po çe do moj qyqe nje burre mendjelehte dhe të babezitur mbas seksit femer !

Ai lloj burri nuk di të dashuroje, vetem të argetohet gjithe diten me fotot nudo të femrave të “bukura”!

Gati 20 vite martese, Cift me dy femije ndahen sot sepse burri i thote nuk të deshiroj ! Ka mbaruar gjithcka !

Mbani ore femrat qe ju duan juve dhe jo ato femra qe i duan të gjjthe sepse ato nuk dinë të falin dashuri, vetem thjesht marredhenie për para !

Mos u marronsni kot mbas tyre dhe të shperfillni femren qe ju do!

Bukuri eshte bukuria bio sic e ka dhene Zoti dhe jo ajo e bërë !

Nje femer bio eshte shume me e bukur se nje femer e bërë !

Mbani mirë femrat tuaja bio dhe mos i leshoni nga duart sepse jane diamant !

Mos u marrosni mbas operacioneve plastike qe i kane bërë si derrkuce !

I ra të fiket mikes sime për atë manjak sepse e kishte marrë me dashuri dhe e donte e shkreta !

Në djall shkofte ! Kujton se ka leke dhe mund ti vije cdo femer !

Ajo qe të vjen per para, të tradheton sepse ajo shkon edhe me të tjere qe kane para !

“””””””””””””””””””””””

“GJIGANDËT DHE XHUXHAT”. BY:Bruna Softa

“Njerëzit e vegjël” janë si xhuxhat merren me vogëlsira (me detajet e vogla të jetës së njerëzve), sepse perimetrat e tyre janë shumë të vogla dhe kështu nuk arrijnë dot të prekin lartësinë dhe të bêjnë gjëra madhore .

Kurse njerëzit gjigandë janë si shqiponja, ata çajnë përpara lartësitë dhe realizojnë vepra gjigande, plane madhore. “Xhuxhat” shikojnë gjikandët me zili qê nuk arrijnë dot lartësinë e tyre.

Sa keq . Lindën të vegjël dhe mbetën të “vegjêl”, nuk u rritën dot. S’është me inat, është me takat, i thonë një fjale të urtë popullore.

Disa rriten e bëhen gjigandë e disa nuk rriten dot, mbesin “xhuxha” të vegjël !

Prandaj mos u mërzisni kur ju përflasin sepse “të vegjëlit” merren me gjëra të vogla. Ngaqë nuk arrijnë dot gjigandët, e bëjnë si dhelpra, që ky rrush nuk bën .

Zoti është gjigandi më i madh në botë dhe Zoti i bekoftë të gjithë gjigandët që bëjnë vepra madhore duke zhvilluar botën dhe njerëzimin.

(Bruna Softa)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.