12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Bruna Softa

PYET VETEN “KUSH JAM UNË?”

By:Bruna Softa

Në këtë botë ka dy tipa njerëzish, gjahtar dhe preh i gjahtarëve.

Luan dhe dele.

Prandaj pyet veten tënde, çfarë je gjahtar apo preh? Luan apo dele?

Pyet veten çfarë duhet të bej që të arrij êndrrat e mia?

Çfarë kufiri nuk duhet të kaloj?

Duhet ta njohesh veten tënde dhe mos u përpiq të jesh dikush tjeter.

Duhet të njohësh tipin tënd ku bën pjese dhe aftesite e tua dhe këtë merre si avantazh pêr të arritur ëndrrat e tua.

Puno fort me kurajo, vendosmeri dhe kurre mos u dorezo!

(B.Softa)Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

MBRETËRESHA E ZEMRAVE
(Rikthim në fb mbas nje kohe të gjate me nje poezi dashurie! Ndjesë për mungesen time gjate kesaj kohe)
Ah moj e uruara dashuri
Kush nuk të quajti perëndi ?
Dashuri që ke emrin Romeo e Zhuljet
Kush t’a thithi nektarin e s’u bë bletë?
Kush s’u përgjërua për dy sy e për dy buzë?
Kush s’u përvëlua për një puthje në gushë?
Kush nuk ëndërroi një përqafim?
Kush nuk të tha “oh shpirti im”?
Kush s’të quajti zemër e jetë?
Kush s’të quajti diell e det?
Kush të preku, e s’u drithërua?
Kush nuk u ngjall, kur dëgjoi “të dua”?

Dashuri o perëndesha e ëndrrave

Të qofshim falë o mbretëreshë e zemrave

Mbretërofsh jetë e mot

Të kam shpirt e të kam zot!

(B. Softa)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.