Në rrudha dëshmoi histori,
Në zemër ofroi fisnikëri,
E bukura ylberiane,
Jetën sprovoi me dashuri.
Në ëndërr krahët m’i hap,
Erdha bijë lotin të ta fshijë,
Me flokë të argjend,
Dhimbjen ta ngrijë.
Brenda vetes në përjetësi,
Ajo bëri jetë si përralla,
Frymoi në letër shkronja,
Ndaj ikjen ia fala.
Në tokë fronin tënd,
Piedestal do e ngre,
Jehona zërit tënd,
Melodi e shpirtit tim.
“”””””””””””””””””””