Klithma.
Pasthirrma e dhimbjeve të mëdha,
Klithma e një burri nga turpi,
-Oh! E niveleve të tjera,
Plagë që të djeg në heshtje.
Tabu rrënqethëse
Njollë e fuqishme,
Revoltë e vetmuar,
Në tagre e në ligje.
Si s’vdes nga ai, ai kujtim,
Përdhunimi i asaj lufte,
U përfund pikë-pikë,
Sa dhe zemrës do me i fut plumb.
Dehje pikëlluese edhe qielli me shi,
I bëhet shok lotëve të tij,
Oh! Çfarë trishtimi ish ajo mbrëmje,
Sa dhimbja lodron në zemrën e tij.