Hëna
Ti je femër, e di ç’dua të them?
Ndriço netët e panumërta,
Magjepse dashurinë,
Prezenca jote zhduktë vetminë!
Kur je e mbushur veç shkëlqen,
Më shkëlqen dhe mua sot,
Shumë mundohen të t’fitojnë,
Provon dhe mali që të takojë.
Më kaploi një marrëzi,
Sa më vjen të të mbërthej,
Gjithnjë e dinë se ç’ndjej,
Me brishtësi më përkëdhel.
Dashurinë ku shkëlqen pasioni,
Kush nuk e pret kaq gjatë,
Edhe pse zgjat shumë pak,
Fundja ti edhe yjet i ke përqark.
Bruna Gosa