7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Bujana Xhindoli

— Imja —

Më zbut zemrën,
me vrunduj gëzimi e shprese
kur idhnohet nga fjalët e hidhta.
Hijshëm si zana e luleve
mëkon syrin eshkë
puth buzë e flokë,
si të ishe një shpirt,
sjellë nga flutura krahërozë.
Nga shpirtrat që janë larguar
më sjellë falje e puthje,
edhe unë, me ty iu shpie pendimet e mia…
Hera-herës, enkas të largoj
të lindësh e rilindësh,
pastajmë t’më kthehesh,
si një perëndeshë!

Nëse një ditë do të branis

shko në një tjetër shpirt,

mos më kërko më mua

poezia ime!

“”””””””””””

Lehtas vjen —
Qasesh në muret e botës sime,
me flokët që më sjellin aromë lotësh mali
dhe erë që më mbush me ajri.
Ndjesitë, si të një gruaje erëmirë
ëmbël më ngjiten në lëkurë,
butësisht më futen në shpirt.
I dua pafund magjitë e tua
që beftë cekin trupin tim.
Në portën e drunjtë,
po pres trokitjen tënde vjeshtë…

@ b. xhindoli

“”””””””””””””””

Shkreptimë
Në boshtin tënd ditë
si shkreptimë,
rruazat e shiut
ngjisin në lëkurë
premtimin prej larg dërguar.
Zgjas dorën e prek ato pikla,
ndoshta të gjej edhe ty.

@ b.xhindoli

“”””””””””””””””

Veç një ditë me vello
Krijuar për t’u dashur
me gjithë qënien,
afron një zemër
me mijëra shpirtra.
Në dasmën gëluese,
dasmorët shend e verë
të zgjedhurit ndër të tjerë
puthur prej gëzimi’ t’nënës
rritur nga kujdes’ i atit,
pas dasmës që zgjat veç një ditë,
ta heqim vellon e bardhë,
të hedhim një qyrk.
Sa pak të duam ty jetë!

@ b.xhindoli

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.