ndanin pyetjet politikanes ,e cili ngrysej dhe gdhihej nëpër ekrane .
_ Pasqyra e Narcizit,_hodhi njëri prej qytetarëve i ulur në tavolina një hap larg .
_I re pikës ,_ ia mbështeti tjetri ,_ ekrani është kthyer në një pasqyrë Narcizi,ku politikanet e shesin veten si Frëngu pulën .Fryhen e krekosen ,sepse si futet gjemb në këmbë ,mbajnë fecken përpjetë njeri me lart se tjetri pa i zënë hunda në tokë.Dhë tani medemek se merren me hetime për korupsion e inceneratorve,po rahin ujë në hava ,si punë e gjyqeve të hapura njëherë e një kohë ,po ata të qethnin e të ruanin ,këta ngrënë tymnaja për të hedhur hi syve njerëzve ;që ne e zemë lepurin me qerre,_ s’kishte se mbaruar tjetri që më sa dukej i kishte vajtur shpirti ne majë të hundës, me mbrockullat që të shurdhimi nëpër ekrane të dalur boje.I kishte rënë pikës burri i tavolinës, me një goxha mjekrën që i rintë spic fytyrës .Ekrani i ndezur në debat lëshoi një zë të holluar si një pizge ngase nuk i mbanë frenat .
_Inceneratoret janë afera me e madhe koruptive e shekullit…
_E thënë nga ju….
_ Po kur s’ka drejtësi …
_ Lëreni t’a hetojë Spaku …
_Ai është i kapur….
_ Lërjani kohës Mos paragjykoni .Ligji është për ata .Ju bëni politika ,po ngase nuk ndriti dot andej merri me punët e të tjerëve..
_ E thoni ju.
_ Komisioni hetimor ….Ç’kërkon komisioni parlamentar kur heton Spak.Politikania krojti zërin ..Sulmoi pa një pa dy mazhorancën .Pastaj opozitën që i mbante hiso ,duke ngritur pretendim e mbajtjes së flamurit të drejtësisë .Ishte kjo një arsye më tepër për të ngritur zërin që të dëgjonin dhe muret .Dhe vërtet ;në mbanin vesh ,ishin vetëm muret dhe ekranet, që i dilnin për zot ,se njerëzit jashtë, ua kishin pirë lëngun te hedhurave e të priturave të politikanve me ere.E vetmja mundësi ishte zbrazja rrugëve pa triske, duke u çliruar me njëri tjetrin nga e keqja e madhe si do zot tavolina e lokalit, e cila kishte marrë zjarr dhe s’kishte të shuar .
_Shajne kryeministrin pastaj….
_ S’dinë të bëjnë tjetër…
_Recitojne hetimet e Spakut në komision …
_ Ia la letrat në dorë veçse kryeministri…
_ Andej s’të fal ai …S’vune mend para dhjetë vjetësh, kur komisionit hetimor ia këndoi këngën ; Qengji i vogël ….
_ Këtë herë u treguar burrë .Dhjet orë ne debat,s’eshte pare e dëgjuar një kryeminister te rije dyst ,pa iu dridhur qerpiku ……
_Ku mban gjë t’i hedhesh mbi kurriz atij .Përgjigjet i kishte flakë për flakë pa i bere ter syri .Gjithcka godiste për te zbardhur ate qe sipas tij ishte e drejte,për t’a mësuar njerëzit jashtë ,pavarsisht opinionit brenda ….
_Bik Bradher….
_ Kjo është loja e politikanve tanë …Të luajnë me vetveten sepse s’kanë c’ u shesin të tjerëve kur si zgjidhin dot gjë …Hidhe e prit batuta a thua se janë në skena aktrimi .
_Kryeministri e luan mirë aktorin..
_ Jo po do t’u shesë bojra .Atë feste kërkuan atë kapele i vuri.Pushtetet janë të ndara .Dy kunguj në sqetull merreshin dje .Sot është gjyqi që jep verdiktin .Deputeti bën prokurorin …..
_ Gjithsesi ky komision hetimor parlamentar solli një diçka ndryshe …Se mbyti sallën me fjalor rrugësh aq sa te bën te thyesh ekran, kur i dëgjon ne parlament ..
_ Koha kërkon ndryshime ,por jo kesisojesh ,kur s’pjek dy mendje bashkë nga se secilit i ri, macka mbi bisht….
_ Ekranet te Narcizmit …Politikanet tanë e shohin ekranin si një pasqyrë përballë ku luajnë me vetveten për vetveten..,_ S’kishte se mbaruar tavolina .S’po mbante asgjë për mbrapa .Zërat e shqetësuar edhe pa dashje te bënin pjesë te tyre .Ajo qe godiste më fort ishte pikërisht te bërit politikë nga politikanët të cilët si udheheq urtësia për t’a vënë në shërbim te njerëzve ,por magolomania për të shitur veten si qendrestarë mbi te tjeret.S’ke c’i bën ,kur ka televizione që ende mbajnë ekrane Narcistash….Mbase janë ushqyese te tyre dhe ata gjejnë mundesira për të ruajtur ekzistencën…