16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Bukurie Binjaku

 

MIRËSI E NDIHMË…
TË TËRË SOLIDARË!

Beso me shpirt Zot-Perëndi
Sikur je i qetë, apo në sfida,
Asgjë s’errëson, dritën e Tij,
Lutu-lutu, sa të zbardhë dita.

Në je mysliman, a i krishterë
Kur bie tërmet, ne s’na ndanë,
Kur hapet virus, në atmosferë,
Mirësi e ndihmë, tërë solidarë.

Nuk njeh fatkeqësia, fe e parti
Ne fëmijët e Zotit, na ka kujdes,
Mbillni shpirtit, lulëzoni mirësi,
ilaç terapia e Perëndia shpresë.

A shikon tani, tërë bota izoluar
Aeroplanët lart, s’po fluturojnë,
Vija detare, tokësore e bllokuar,
Ja e dukshme, Zoti na ka njësoj.

I pasur, i varfër, po vuajnë sfidën
Shtetet popuve, japin mbështetje,
Bluzet e bardha, kryejnë heroizëm,
Natë-ditë punë, të shpëtojnë jetët.

Bukurie Binjaku. 20. 3. 2020. GREQI.

BABI IM I ÇMUAR…
PËR TY PLAGA S’MU SHËRUA!

(Sot për festën e babait!)

Oh o babi, vite kaluan
Unë që e vogël jetime,
Jetë e vuajtur, mjeruar,
Plagë mbeti zemra ime.

Përkëdhelje, në vegjëli
Më bëje shumë shaka,
Kur i kujtoj, qaj me ojiii,
Një jetë, s’të kam parë.

Kur nëna më qortonte
Ti më mbroje e i flisje,
Mos ma luaj, të voglën,
Se e kam, lule pleqërie.

Për mua si s’mendove
Shpinën seç ma ktheve,
Eh gjumë, që s’u zgjove,
Ëndërrat humbën jetëve.

E vogël ardhë, ndërmënd
Sikur prapë, do të shihja,
Dilja në avlli, në atë vënd,
Ku më parë, aty të prisja.

Ku kishim, plot trëndafila
Që ti i kishe mbjellë vetë,
Ëmbël këndonin, bilbilat,
Aromë prindërore, në jetë.

Mbetën të thata kujtimet
Si petalet, pa pasur kujdes,
Ç’më ike babi im, më ike,
Më le ëndërrimet, në mes.

Festë e babait, ndeza qeri
Se jam larg unë, në kurbet,
Ndezur, tretur, shpirt, poezi,
Je në zemrën time përjetë.

Krenaria ime, babi fisnik
Pak vite, mësimet e tua,
Më dhanë udhë, me dritë,
Dhe pse plaga s’mu shërua.
*********************************************@

NJË PËRSHKRIM I SHKURTËR…
PËR BABIN TIM!

Babi im me emrin e tij të bukur Vasil Binjaku, është rritur jetim që në moshën 4 vjeç.
Nëna e tij ka vdekur në atë kohë, në moshën më të re, nga një sëmundje e rëndë, që kish rënë në fshat, duke lënë tre fëmijë jetimë.
U rrit me një nierkë, që nuk donte t’ia dinte, për këta fëmijë jetimë.
E kam pas njohur njerkën e babit, por duke e ditur tërë historinë e vuajtjeve për babin nga ajo, të them të drejtën e kisha shumë inat, megjithëse isha shumë e vogël, por më dhimbsej babi shumë për vuajtjet fëmijërore që kishte kaluar prej saj!
Pra ka vuajtur shumë mos mirë-trajtimin e saj.
EH SI TË MOS QAJ UNË PËR BABIN TIM TË SHTRENJTË, KUR KUJTOJ HISTORINË E TIJ TEJ TË VUAJTUR JETËSORE, QË MA KISH TREGUAR PIKË E PRESJE!
Babi im ka qenë një burrë i lartë fisnik, i zgjuar që e pyeste gjithë fshati kur u dilte ndonjë problem i vështirë, babi u jepte udhë rrëfim.
Ka qenë i qeshur, i shprehur gojë ëmbël.
Unë më mirë u shprehja, me babin për çdo gjë, më shumë se me nënën.
Ajo ishte shumë serioze, na mbante shumë seriozitet, që të bëheshim vajza të mira.
Por babi kishte tjetër metodë, ai na fliste si të ishim shokë të ngushtë.
Dhe kështu të dy më mësuan që të vogël e më edukuan me shpirt fisnik.
Familja jonë nuk ka hyrë, kurrë në gojë të fshatit, për të keq.
Përkundrazi kemi qenë ndër të parët, që nuk i dhamë të drejtë askujt të flasë diçka për ne.
Na kishin të gjithë respekt.
Prindërit e mi kanë qenë shumë zemër bardhë e mikpritës në shtëpinë tonë.
Kur vilnim pemët në bahçen tonë, ata kujt nuk i jepnin, pra ishin kaq shumë zemër bujarë.
Arrat tona ishin nja 10 rrënjë, çdo vit u thyenin degët nga pesha.
Në kopshtin e perimeve nëna e kishte vetë për sipër, ajo ishte shumë punëtore e nikoqire.
Të parat në fshat dinin perimet tona.
Ajo ishte kaq pastërtore, sa nuk ia kalonte asnjë në fshat.
Eh rrobat e saj në tel, kur i hapte zbardhin porsi dëbora.
Prindërit e mi na çuan me shkollë, për një jetë më të mirë, dhe pse ata vuanin vetë.
Ata sakrifikuan për ne kaq shumë , sa unë nuk gjej shprehje të shprehem.
Ehhhhh kur i kujtoj….
Dashurinë e mallin për prindërit e mi fisnikë, e gjithë gjithësia të bëhej poezi, unë prapë nuk do arrija të shprehesha, për atë që ndjej për nënën e babin tim.
Ehhhhh ligj i Zotit, atje do shkojmë të gjithë.
Lum kush bën mirë në këtë botë, sepse nuk është kurrë e jona.
Për karakterin e tyre fisnik, e për mësimet e dashurinë që më kanë dhënë, ata janë e do mbeten gjithmonë të gjallë, me kujtimet,
që më kanë lënë në shpirt.
LUTEM ZOTIT M’I PASTË NË PARAJSË!

T’I DONI PRINDËRIT, O NJERËZ
AS PËR KURRË, MOS I LËNDONI,
PËR FËMIJËT, SHPIRTIN TRETËN,
SA JANË GJALLË, T’I NDIHMONI!

*******************************************@

Bukurie Binjaku. 19. 3. 2020. GREQI.

L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.