MIRËSI E SHPIRTIT…
PASURI PËRGJITHMONË!
Më latë pa pranverë, por jo pa verë
Mikrobi në freski, fort na u trimërua,
Por vapë e Korrikut e djeg, si në ferr,
Shpejt të erdhi ora, zhduku i mallkuar.
S’e humba beharin, se e kam në shpirt
Bahçe mirësi me trëndafila, plot aromë,
Në xhamin e dritares, zogjtë pranë vinë,
Me ta kor këndoj, dhe pse shpirti loton.
Dal në avllinë time ëndërroj, një planet
S’më duket izolim, me bletët ndër lule,
Deti për karshi, bashkë flasim përherë,
Virus abstrakt më kot, botës ju vërsule.
Eh sa jetë njerëzish, që i more pa drejtë
Ti s’erdhe nga Zoti, se Ati botën mbron,
Çdo gjë e mallkuar, do zhduket nga vjen,
Sepse në shpirtin tim, një Zot ma tregon.
Dhëmbje na shkaktove, por do e paguash
Kush hyn në gjynah, nga Zoti nuk shpëton,
Njeriu me shpirt të drejtë, përherë i fituar,
Mirësi e shpirtit mbetet, pasuri gjithmonë.
Bukurie Binjaku. 11. 5. 2020. GREQI.
“”””””””””””””””””””””””””””
TË KISHA FUQI. ..
TËRË BOTËS T’I FALJA MIRËSI!
Ju helmuat ajrin, unë malit në pyll
Pranverës me kufij i gjeta një derë,
Retë zunë qiellin, por e shoh një yll,
Engjëllin Zot, shpirtit e kam përherë.
Ligësia volli vrer, por s’e kam frikë
Se në mëngjes, Dielli më buzëqesh,
Dhe natës pa Hënë, shpirti ka dritë,
Një thërrime ari, shpirtit fali shpresë.
Injorancë e mashtrim, kjo botë sot
Se në shpirt mbjellin, krejt ligësinë,
Shushunjë gjigande, kurrë s’u ngop,
A sheh a dëgjon, ku je o i Madh Zot.
Të kisha fuqinë, vullkan shpërthyer
Mëkatet e rënda, në zjarr le t’i digjja,
Tërë njerëzinë, në mirësi mbërthyer,
Paqe-dashuri-lumturi e lotin t’u fshija.
Të vinin stinët, me program të qetë
Të prisnim dimrin, me borë bardhësi,
Shpirtrat mirësi, si lulet në pranverë,
Të varfër, të pasur, në paqe-barazim.
Bukurie Binjaku
. 10. 5. 2020. GREQI.