5.5 C
Tiranë
E dielë, 29 Mars 2026

Bukurie Binjaku.

EC ME GJURMËT E TUA!

Në ekranin e televizorit, sheh veç lajme të dhimbshme
Mungesë respekti, fyerje e shumë gjëra të pahijshme,
Shih rrushi-rrushin e piqu, ky brez po shkon në skandal,
Injoranca errëson qiellin, por Diellit të vërtetës, hapin s’ia ndal,
Post i pamerituar me lekë i fituar, si pemë pa kokrra,
Ku mëndja të fle gjumë, shpirti kërcënuar, dhjam të zë koka,
E sheh si figurë “njeri,” por qënie njeri kurrë nuk janë,
Për interesa gjigante, vetjake, shembin botën anembanë,
Njeriu po mbeti pa shpirt, jo nuk ka më as zemër,
Jeton si dru i tharë, shpirti maskuar urrejtje, i mbetur pa emër,
S’njeh më as vetveten, një trup i vetmuar mes pasurisë materiale,
Kush harron prejardhjen fisnore, s’e gjen më as udhën, ku duhet të dalë,
Në shkretëtirën e pafundme, të lekut, ka marrë udhën e Judës,
Sytë shohin shumë, por ata të shpirtit, dinë të të tregojnë udhën,
Tradhton ai për lekun, urren për lekun, çdo veti të keqe merr,
Botës i hedh pluhur mashtrimi, sikur e do, kur në ekran del,
O njerëz që prej të padrejtëve, vuani, hapni faqet e librit lexoni!
Në shkronjat e poetit ka dritë, shpirtin tuaj do qetësoni,
Aty ka sinqeritet, çdo fjalë ka peshë, gjen çdo udhëzim,
Me dashuri si e nënës, që tretet si qeri, për t’u dhënë fëmijëve ndriçim,
Dilni në natyrë lulet buzëqeshur të shohin e të respektojnë,
Me ngjyrat e tyre, të ngrenë psikologjinë, shpirtin të gëzojnë,
Zogjtë e sjellin pranverën, kur mbi pemë këngës ia marrin,
Lulet përkunden lehtë, kur bleta mbledh nektarin,
Njeriu punëtor s’mbetet pa bukë, me djersë çdo gjë i ka duk,
Kur s’i hapin punë në vëndlindje, në shtegtime e merr udhën,
Kur s’ka shtet të fuqishëm, që popullin e vet ta mbrojë,
Ikin të rinjtë në çerdhe të huaja, jetën në kurbet e ndërtojnë,
Se o mik! I pari i shtëpisë, mban rregull e komandë,
S’i mbledh, i pangopur, për vete me thes të tëra paratë,
Por kur dhe frymës i vënë çmim, e taksë për të paguar!
Harrojnë se frymën na e ka falur një Zot i Madh i Bekuar,
Harrojnë se janë të përkohshëm, se asgjë nuk është përgjithmonë,
Jemi si pema që mbin e rritet, në fund thahet e bie,
Por sa është në jetë, prodhon fruta, ne për të na ushqyer,
Na bën hije në vapë Korriku, “kur na sheh” të lodhur,
Akoma kur thahet na lë amanet, “më digjni dimrit të egër,”
Deri në fund të jetës së saj, për njeriun s’kursehet,
Por njeriu i çuditshëm, ç’bën në këtë botë sa është i gjallë,
I vë flakën pyllit ç’ka gjen përpara e shkel me këmbë,
I pasuri ngre pallatet të larta, sa të rrokë dhe Diellin,
Por mulli i shpirtit i është ndryshkur, s’ia bluan mirë miellin,
Nxjerr bujashka e ashkla, që të nxjerrin sytë, nga ligësia,
Nga të pangopurit, e pangopur të kësaj bote, shfrytëzohet në palcë njerëzia,
Botë e fëlliqur, ku nderi e fisnikëria po del nga moda,
Prandaj janë larguar nga Zoti, ecin udhë pa udhë, shpirtra-qorra,
Ti o njeri i mirë që po vuan prej tyre, të paktën ke ballin lart,
Ecën me këmbët e tua, i thjeshtë, i sinqertë me shpirtin të artë,
S’je i përlyer me llume hendeqesh, ku këndon bretkosa,
Marsho përpara dhe pak të kesh, me gjurmët tua, e tëndja është bota.

© Bukurie Binjaku.

“””””””””””””””””””””””

MALLË MËRGIMTARI!
Në shkurret e jetës, manushaqet s’i shihja
Trëndafilat mes ferrave, që t’i prek u turra,
Udhëve të ngushta, aromën shpirtit ndjeja,
Shkëmbinjtë më mburren, kurrë s’ju përula.
Në Atdhe ku u linda, ah s’arrita dot ta gëzoj
Prerë kafshatë e gojës, rroj, s’më llogaritën,
Nënë e bekuar Shqipëri, me shpirt të kërkoj,
Rrugëve të botës, jam si nata kur err ditën.
Vëndin ku jetoj e dua, se një strehëzë gjeta
Këtu rrita fëmijët, nostalgji dhëmbje e lotë,
Shpirti ruan një histori, jetuar në dy vënde,
Mëmëdhe i bekuar, malli shpirtin më cënon.
Në arat e jetës, mbolla dashuri e mirësinë
Faqeve të malit, kalova në rrugët e ngushta,
Qiell shpirti rrodhi lotë, kur lashë Shqipërinë,
Qanë për mua gurë e drurë, malet e fushat.
Trishtim i kurbetit, vret kurbetqarët me radhë
Në vënd të huaj, na shkoi jeta zog i vetmuar,
Një çerdhe të përkohshme, por ç’doli e gjatë,
Na shkoi jeta lotë e mallë, kurbet i mallkuar.

© Bukurie Binjaku.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.