Dashuri mi hap krahët…

Mi hap krahët ti dashuri e pastër
Më perqafo me frymë -engjelli
Të ndiej më thuaj e më afro afër,
Më ledhato , me ëndje si dielli.
Mi hapë krahët, më merr me vete ti
Të fluturojmë mbi male ,oqeane e dete ,
Të ikim atje në atë ishullin „“dashuri „“
Të përhumbim në të magjishmet momente.
Ma këput trëndafilin e dashurisë
Në bahçen tënde plot me aromë
Më mbulo me petkun e lumturisë
Bëjë si ti do, por të ëndërroj, lejomë
Ma hap portën e zemres tënde
Tek aorta jote ma bëj një skutë
Më mbyll aty brenda me çelës:
E thuaj bindëshëm e mos u tutë.
Këtu për tjetër kënd nuk ka vend.
Se është e rezervuar vetëm:
Për shpirtin tem.
Bukurie Buçpapaj
“”””””””””””””””””””””
Pyeta buzëqeshjen nga vjen ti
Si rreze dielli rrezaton në fytyrë
Ajo u përgjigj e tha : nga shpirti
Më vjen si me e bukura shëmbelltyrë
Pyeta lotin përse pikëzon
Në faqe, si shiu i vjeshtës
Zemra dhimbjen se duron
Qan nga trishtimi i jetës.
Pyeta shpirtin pse kjo zbrastësirë
Që të rrëndon mbi trupin tënd
Lodhshëm mu pergjigj : nuk jam mirë .
Shqêtêsimet rehat se lënë askënd.
Pyeta zemrën pse rrënkon
Sa boshllek ka brenda saj.
Gjej ilaçin që më qetëson
E unë të mos rrënkoj pas kësaj.
Pyeta e pyeta e pyeta
Lotë, dhimbje, trishtim, rrënkim…
Ah, sa keq që nuk gjeta
Ilaçin që të gjeja shërim!
Bukurie Buçpapaj më 01,06,2021.-