Në bllokun e
kujtimeve të rinisë.
Dikur….
Zbrisja yjet dashuror mbi fletên e bardhë.
Dikur…
Mblidhja fluturat e stomakut të lumturisë
Dikur…
I shkruaja aq me ndienjë e me mallë.
Dikur
Momentet i qëndisja nê një copë letër
Dikur….
Zemra vizatoja në fletë shpeshherë
Dikur….
Pikturoja dashunisht një fytyrë,një emêr.
Dikur…
Ndriçonte qënia ime si lule n’pranverë.
Dikur….
Ishte dikur vitet fluturimthi ikur.
eh dikur … dikur më jo e përsëritur.
Dikur ….
Datat e ditët më ishin thjesht numëra.
Sot jam unë ajo vajza e përhumbura.
Dikur
Zënkat , dëshirat, ëndërrat .
Vrapimthi i hidhja në até ditaré.
Dikur…
Ditari mi ruante të fshehtat.
Nostalgji ardhur plotê mallë.
Mes së dikurshmes e sotmes.
Jetoj me kujtime e momente të paharruara.
Sot jam një nënë e jo më ajo flutura.
Dikur … dikur … isha lozonjare.
Copêzat e kujtimeve
mbetur në ditarë…
AUTORE
Bukurie Buçpapaj.
Kosovë. 7.11. 2021.
“””””””””””””””””””””””
Jeta më sprovoi shumë madje disa herê.
Qava , rënkova forcat mblodha su dorëzova.
Njerzit nuk kanë besë ,ndërgjegje nderë.
Asnjeherë askënd nuk e mashtrova.
Buzëqeshja ishte maska ime mê e fortê.
Ndonëse sytë se fshinin ,më tradhtonin .
Të dorëzohem thash jo është e kotë.
Askënd s’pranova të më mashtronin.
Kush në jetë nuk vuajti e nuk u sprovua .?
Halle e halle në llojin e vet tek çdo njeri.
Nê fund të fund pa sfida ç’kuptim ka as mê thua?
Vrapimthi nxitojmë nê rrugêt e saj .
Mbas parasê ,famës , ,karriges,epsheve çmêndarake .
More do i lëmë tê gjitha do ikim pastaj.
Nga kjo botë e egër , e bukur sa kaq luftarake.