Nuk paskam gjumë sonte për çudi.
Nata ftohtësi, zjarri u shua , heshtje.
Në këtë kaos mendimesh zgjuar rri.
Vërtitem në dhomë si stuhi vjeshte.
Ç’paskam ,njëmijë derte kokës vërtitur.?
As muzika , as poezia s’ më qetësoka.
Aty jashtë bënë ngricë , botë e krisur.
Vrasje , gënjeshtra , poshtërsi , vlon koka.
Po kërkojë një mbijetësë absurditet .
Më thoni ku ta gjej sa paradoksale.?
U pasuruan ca, për të tjerë s’bën njeri dert.
Në daç vdiq e në daç jeto kjo është aktuale.
Më ngjaka vetja sonte si dimri plak
Rredh oxhaukut të mendimeve të mia.
Për bes koka vlon flakërim ndez flakë.
Ndal them mos vallë u dorëzua Bukuria.
Ndal i them vetes stopo pak ç’farë ke?
Ti nuk dorëzohesh kurrë , luftëtare je.
Vetën e ngushëlloj me shpejtësin e erës.
Ndalova pyeta si ia bën këtë ti vetes.?
Mendo se je një kalimtare e kësaj bote.
Asgjë s’ka më shumë vlerë sa shëndeti.
Askush s’mori gjë ,ngrihu mjaft u kote.
Ke fëmijët e për ata yje çdo gjë ia vlejti.
Ndaj tash si puhizë vere gjumi tek unë trokiti.
AUTORE:
2. 11. 2021.
“””””””””””””””””
Ardhsh i mbarë muaji DHJETOR.
Me ardhç i bardhë i bukur Dhjetor.
Muaji i fundit i një viti me ngjarje histori.
Muaji që na sjell festat e na sjell dëbor.
Hajde pra mirësenardhe mes nesh ti.
Qofsh i mbarë pa Covid
, tragjedi
Kemi humbur sencin e të jetuarit si njeri.
Ditët na janë bërë të pa shpresa zhgenjim.
Ndaj nga zemra e shpirti vij me një urim.
Qofsh muaj i paqes i dashurisë i lumturis .
Për gjithë njerēzinë.