PRANVERA VJEN, AKUJT SHKRIHEN
Mes njerëzve të qytetit tim hapëroj,
Hapat e mi të matur, ngadalësuar,
Rrugët të ngrira akull, gjithandej, po shikoj,
Fytyra të qeshura, fytyra të mërzitura.
Normale,jetuar në kohë të vështirë,
Mes nesh rënduar hallet në ato hapërime,
Shpresuar, gjithmonë, se një ditë bëhet mirë,
Deri kur të gjithë ne me trishtime!?
Ju kuptoj …..
Një pandemi e shpifur, që merr jetë,
Ekonomi e dobët, xhepat zbrasur,
Njërëzit s’po jetojnë me t’vërtetë,
Kohë të vështira, për fat, të keq ardhur.
E di, jemi bërë si të pashpresë, të
harruar,
Po, keni të drejtë, jetojmë në kohë pa kohë.
Gjejeni një motivim, një dritë, për të jetuar,
Se t’ biesh n’stres e mërzi nuk zgjidh asgjë.
Andaj jeto, kapërdije hallin, mos lësho zë.
Mendoje veten si zog hapësirash qiellore,
Që pushton parajsat kaltëroshe të qiellit,
Dashuro veten,njerëzit,
kjo është madhështore.
Beso,vjen një ditë, gjen zgjidhjen e hallit.
Kundroj e heshtur këtë ditë gri Janari,
I ftohti i acartë mbizotëron gjithkund,
Oxhaqe, që tymojnë nga çatitë aty pari,
E shijoj ajrin e ftohtë, më deh pa fund.
Një gjë sa herë kuptova:
Se trishtimi të merr
Kohën tënde e më nuk ta kthen.
Ndaj vetes, gjithmonë, i them,
Jeto, frymo, sikur nuk ke asnjë problem.
Se pas dimrit të acartë,
Pranvera vjen.
AUTORE:
Bukurie Bucpapaj
26.1.2022.