9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Bukurie Buçpapaj

ABORT – ËNDËRRE…

Ëndërrat mi vratë mi abortuat,
Akoma pa lindur në barkun kohë,
Harruat ,lindi e rilindi dorëzuar jo,
Ëndërrat nga hiri i juaj ,mi zgjuat.
Gjarpërinj helmues me shtatë lëkura,
Më shitët për pesë lekë barkëtharë,
A s’jeni ju bijtë e mi lindur mëkatuar,
Që më rrjeposët more të ashtëquajturit ( Shqiptarë).!
Oh ! sa herë ,besuar shpresuar,
Nga gjiri im të lind një farë përsëmbari,
Prej mëkatit në trupin rënduar,
Barbarizmi juaj rëndë peshon te kandari.
Turp nëse je bir Shqiptari.
Zëri ,rënkimi im mallkim ,
Shpagohet një ditë faqezinj,
Luajtët me nderin e fatin tim,
S’do gjeni vrimë për tu futur ,minj.
Madhështore krijuar nga perëndia,
Të forta i kam krahët , trungun rrënjët,
Dheu im emër-pagëzuar Shqipëria
Uragan bëhet u thenë të pistë dhëmbët.
Atëherë s’do të dini ka t’ia mbathni këmbët.

Autore:

Bukurie Buçpapaj

1.2. 2022.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, lule dhe ambiente të jashtme

“””””””””””””

“DJALLUSHE”
Oh,Djallushe, tundim marramendes,
Sa zemra sonte pushtoke, vallë?!
Në sa muza poetësh e penash,
Harlisur ke “zbritur” e zjarrtë?
Eh, Djallushe, sa e sa ëndrra,
Do të pushtosh me hiret e tua?!
Kush ta rrëmbeka zemrën, më thuaj!?
Djallushe, me sy -diej zjarrëruar,
Shikim yt ndjellës, përvëloka…
Djallushe, ç’ shpirtra ke robëruar?
Oh, ky varg -uragani si të shkatërroka!
Krijesë nga vetë Perëndia,
Vrastarja imja:
Virtyti:Mençuria!

Bukurie Buçpapaj

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

KONTRAST I ËMBËL..
Doemos, e mbush mendimin në meditim,…
Doemos, je muzë e daltuar vargut tim,…
Doemos , je shi , … re e ngrysur vjeshtore,…
Doemos, je agim i ditëve të mia pranverore.
Je bekim dhe mallkim gjithashtu ,
“Vrasës” i ndjenjës time, Shpëtimtar, po ashtu,…
Je melodi e bukur zemre e shpirti…
Në të njëjtën kohë, dhe simfoni trishtimi.
Ti për mua je erë ëngjëllore ,
Gjithashtu , dhe stuhi djallore …
A e di se,
Ishe gotë- pije dehëse dashurie,
Ndërkohë, ishe kupa me helm mërzie?
Në jetën time trokite, pa më pyetur ti,
Me të gjitha ngjyrat, bardhë apo zi ,
Të desha e të dua Ty.
A do ta dish përse?!
Ka veç një shpjegim:
” Je e vetmja dashuri!”

AUTORE:

Bukurie Bucpapaj

KAMENICË -KOSOVË.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. I lexova me vemendje por dhe me deshiren e nje lexuesi dhe perjetova emocionet e poezive te qendisura me figure letrare dhe fjalor te paster prej poeti shqiptar
    dhe u preka nga fakti qe kemi kaq shum poet dhe qe nuk vleresohen nga qeverit tona
    Un veç dua t’ju kujtoj se nuk do te shpiket diçka qe t’ja kaloj librit.
    Dhe s’do te kete kurre diçka me edukuese per shoqerin
    Falenderim i veçante per poeten Bukurie Buçpapaj per sasin ,cilesin,dhe sharmin e prurjeve poetike.Rrespekt👏👏👏

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.