Mamasë time pèr ditlindje…….
E ëmbla prej të ëmblave nëna ime
Mrekullia qê zoti e krijoi me madhështi ,
E shtrejta ime sot e ke ditlindjen e di,
Ndaj vargu im po shkëlqen se ti je Yllési.
Ndiej mall ,dashuri lotin se ndali sot,
Je në Amerikên e largêt s’të takoj dot,
E ndihem paksa e trishtuar nênê ime,
Se nuk je kêtu té festojmê kêtê ditlindje.
Mbretêresha ime me fron dashurie
Që fjala jote êshtë shërim pêr mua,
Sot në vargje të mia me vjen si hyjnie
Në këtë ditë të ditlindjes tê them :Të dua.
Të dua.
E nga zemra ime të uroj edhe vjet Paç shumê lumturi ,
dashuri e shendet,
Mê fal moj nënë nêse të kam lenduar,
Por dije me shpirt e zemër te kam dashuruar.
Nė prehrin tënde gjeta qetësi e paqe,
Aroma jote më mungon nênê mua ,
O tê puthsha në atë ballê e në ato faqe,
Me erên e kêsaj pranvere tê them :
Nênë unê shumê tê dua.
Ti nga jeta jote mê dhe mua jetê,
Ti më dhe shpirt nga shpirti jotë
Tê uroj mamush i bafsh {vjet}
Qofsh nëna ma e lumtura në botê.
Të uron muza ime qê vargun e derdhi nê lotë ,
Pêr ty madhështorja ma e shtrejta në botê .