Sonte kam kënaqësinë të ndaj me ju lotët e gëzimit tim , për një nip që zoti i madh na ka bekuar me të. Ne ishim tre motra pa vëlla dhe jo rrallë herë e kemi ndier mungesën e tij . Por në atë ditë Tetori me shi që s’ndalej , zoti im na solli në jetë një që nuk e di as me fjalë ta përshkruaj sa jemi gëzuar. Por më shumë baba im pastë rahmet .E mbaj mend lotët e tij të gëzimit . Me duart lart e lotët që i binin ai falenderoi krijuesin e gjithësis duke thënë: Zoti im ti nuk më dhe djalë por më gëzove me nip .Mami im qante gjithashtu dhe unë ama nga gëzimi . A nuk kam të drejtë të jem e lumtur ?. A nuk jemi të gjithë krenar me të.?Prindërit fisi , gjaku i tij i jonë në fund të fundi gjithë Shqipëtarët këta janë ,ambasadorë që përfaqësojnë denjësisht gjakun me talentin e md famën e tyre. Drita e syrit tezja të uron suksese lart e më lart . Zoti të ruajt dhe lutem shumë për ty . I’ m very happy for you , Loveeee , kisssss my heart . Thank you very much..
Klevis Tafaj, balerini shqiptar me famë në botë: Kur arrin majat ka brryla, por talentin asgjë se ndal..
Klevis Tafaj është 27 vjeçari nga Tropoja, i cili prej 8 vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Djaloshi i talentuar është një ndër balerinët më të njohur dhe të suksesshëm aktualisht në botë, pjesë e “Ajkun Ballet Theatre”, në New York.
I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Klevisi tregoi më tepër për karrierën e tij dhe vështirësit që ka hasur për të arritur aty ku është sot. Në një lidhje skype ishte edhe partnerja e tij Kylie Broën.Klevisi tregoi për fillimet e tij në Amerikë.
“Nuk e kam pasur synim Amerikën por kur shkova atje isha e vetme fare por gjeta një mbështetje të madhe, pasi në Amerikë ka meritokraci.
Doja ta shikoja veten në skenat e botës dhe në 2014 kam shkuar në një konkurs ku fitova një bursw për në Amerikë. Jam shumë i lumtur për atë që jam sot, jam në kohën time më të mirë” u shpreh Tafaj.
Ai tregoi se në Shqipëri do ta kishte pasur shumë të vështirë.
“Do e kisha pasur shumë të vështirë pasi ne kemi disa gjëra të trashëguara nga komunizmin ndërsa në Amerikë nuk bëhen diferenca me rëndësi ka që je talent” u shpreh balerini. Ai tregoi më tej për konkurset e shumta që ka shkuar.
“Kur kam fituar konkursin në Europë ka qenë gjëja më e bukur kur u përmend emri im dhe jam ndjerë shumë i lumtur. Ka qenë një nga gjërat më të lumtura të jetës sime” u shpreh Tafaj.
Tafaj tregoi për mbështetjen e madhe që ka nga familja.
“Kam një mbështetje të madhe nga familja prindërit, por edhe nga shqiptarët pasi më shkruajnë shumë. Unë e kam përfaqësuar Shqipërinë në shumë konkurse dhe jam krenar që jam shqiptar. Edhe pse për ne veriorët është pak i paragjykuar ky profesion për meshkujt” u shpreh Tafaj.
Gjatë karrierës së tij ai ka marrë dhe është vlerësuar me shumë çmime. Ishte viti 2014, ku Tafaj mori çmimin “Medalja e Artë” nga Premio Danza Europa e Bashkimit Evropian, çmimi më i lartë dhe më prestigjioz në këtë fushë. Në të njëjtin vit, ai mori Çmimin e Kritikës Evropiane për “Kallerin e shquar të baletit klasik” dhe në vitin 2016, ai mori statusin “artisti i aftësive të jashtëzakonshme nga shoqata amerikane e artistëve muzikor të ShBA-ve, më pas u bë pjesë e Teatrit të Baletit Ajkun.
Tafaj tregoi sesa rëndësi ka partneri në skenë.
“Nëse ke një partnere stabël në skenë je më i lehtësuar pasi fokusohesh më tepër tek vetja. Ndërsa kur e ke me pak problem duhet të merresh edhe me të. Ne nuk është se kemi një partnere gjithmonë. Momentalisht kam Kylie Brown” u shpreh Tafaj. Balerini tregoi për marrëdhënien me Kylein.
“Është një partnere shumë e mirë dhe bashkëpunuese. Me të e kam punën më të lehtë. Në fillim ajo është stepur shumë me mua, por tani merr shumë këshilla nga unë. Por i kam mësuar edhe të kërcej vallet tona” u shpreh Tafaj.
Klevisi tregoi se së fundi do ketë një shfaqje në Itali e më pas do të rikthehet në Amerikë me punët e tij.