6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Bukurie Bucpapaj

AJO…..

Në mbretërinë e heshtjes së saj
madhështohet,virtyt,trishtimi,
stacionet e jetës e lodhën paksa,
dashuria për jetën atë e skaliti.
Sytë e saj si diej të vegjël janë,
herë-herë qeshin nga lumturia.
Eh, më shumë lotojnë e qajnë,
Bota e tillë qënka nga njerëzia.
Ata të hyjnë në jetën tënde ashtu
si aktorë amatorë, luajnë serialin,
Me historitë e tyre t’jetës kuturu.
Zemrën ndezin, hënën, yjet falin.
Në mbretërinë e botës së saj,
Ka stinë, dimër, verë, vjeshtë,
Lulet e shpirtit në sy i çelin asaj,
paçka e ngrirë, ajo vetëm heshtë.
Dashuron ashtu në heshtërim,
loton ama jeton ,shpresuar.
Kauza e saj: nuk ka dorëzim,
Nëse pjesë – pjesë, thërrmuar.
Në prehërin e saj dashuruar,
Ajo ndali kohën , botën e fali.

Bukurie Bucpapaj

2.6,2022.

“””””””””””””

Një Qershor i përgjakur
Buzëqesh dielli, buzëqeshin fēmija,
lumturia zbritur në sytë e tyre si meteori.
Gëzohen zemrat e tyre nga dashunia,
Sot, ata kanë festë, ka ardhur një Qershori.
Hareshëm kanë mbushë rrugët e trotuaret,
Gumëzhijnë si bletët në bankat shkollore.
Festën kanë sot , jehojnë fushat e malet,
Bota e tyre e bukur gazmohet prore.
Një Qershori na erdhi përsëri, ata thonë.
Të lumtur festojnë e këngë këndojnë,
Por, ca të tjerë u bën ëngjej në përjetësi,
Dora kriminale i vrau ata me mizori.
Ata festojnë në parajsë te Zoti i gjithësisë,
Larg nga dorë e përgjakur, shpirt i ligësisë.
Ata janë të sigurtë, në paqe si ëngjëj,
Nga lart shikojnë botën me sy të vëngër.
Ashtu të lehtësuar, të qetë, tē paqtë,
Luten e luten pēr këtë botë të mbrapshtë.
Zotit i përulen me adhurim e dashuri,
Nga zemra ju urojnë festën juaj, o fëmi.
Qofshi të lumtur në këtë botë plot mizori,
Mos u bëshi kurrē kurban i armikut të zi.
Paqe, dashuri paçi ju gjithmonë e pērherē,
Ditët e juaja qofshin si dielli në pranverë.

Bukurie Bucpapaj

1.6,2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.