Marr të germëtoj ca vargje në letër,
Për ty flamur, fortesë e ideal kombëtar.
Madhështia jote ka një zanafillë të vjetër,
Mes luftrash të përgjakura dole fitimtar.
Ne u lindëm e vdesim pēr ty, o flamur,
Përulemi në gjunjë nga madhështia,
Historia jote në çdo prag, në çdo gurë,
La gjurmë të pērjetshme te shqiptaria.
Disa të vranë, disa të harruan, fatëkeqët,
Ngadhnjimtar, përsëri, u lartësove,
Si shqipja melos dashunie mbollët,
Në deje e në çdo gjak shqiptari, ti, u burrërove.
Me ty e për ty, jetët u flijuan si ideal,
Lindur foshnjet mbështjell me ty, si traditë.
Trimat në luftë me ty në gji, u vranē,
Se të patëm ideal, amanet, rrezedritë.
Nëntorët madhështorë venë e vinë,
Nëpër kohëra, vite, dakada, shekuj,
Sot, kuqëlojnë rrugët në 110-in vite,
Stoik mbete në kohë pa hohë, shekuj-dishepuj.
Ty, flamur, fjalëartët të lartësuan brez pas brezi,
Ti je i shtrenjti deal, je gurëthemelues i trojeve t’ mia.
Rrofsh e qofsh përherē sa ka ujë deti,
Ti, i gjithē kombi ynē e gjithë shqiptaria.
Bukurie Bucpapaj
26.11.2022.
“””””””””””””””””
Më merr me erën e kësaj nate
në atë fluturim qiellor larg meje
Në ato krahët e ēndērrës sate,
Të marr një sy gjumë ,afër teje.
Kemi lindur për të dashuruar pra
ikjet , ndarjet , lamtumirat si dua,
Yjet më rrëfejnë rrugën ,paçka,
ti je larg tashmë ,por je me mua.
Në mungesën tënde, përpëlitem
Si zog me krahë e zemer të thyer,
Me yllin e mengjesit të vij,pritem,
Malli yt , mban aromë të djegur.
Aromë shpirti zhuritur,në pritjen e heshtur.
Rrezet e diellit do ia marr për ty
Në mengjese agesh mirë ta dish,
Do tē vij ti ngroh ato faqe ata sy,
Universin do ta zbres, që të vish.
Dhimbje që nuk paske kurrë finish.