Te dashur miq dashmir tê poezis ky ështe libri im i dytê qe edhe pak ditë del nê drite . Botimi i tij u be te gazeta :NACIONAL:nga kryeradaktori i saj Mujo Buçpapaj qê e falenderoj nga zemra pêr punên e tij e tê stafit tê tij tê mrekullueshem ,jam e lumtur e te falenderoj kusho pêr punên tênde e te stafit tênd tê mrekullueshem.
Pèrqafimi nga biri im ………

Jam ulur pas njê lodhje té punêve,
Po përqafimi nga biri im u bë ç’lodhje,
Nuk ka shkronjë,fjalé qê mund ta shprehe ,
Ajo ështê më e embël se mjalta e hojeve.
Dashuria e pastêr e tij êshtê bekim,
Zot sa herê te falenderova me adhurim,
Pér këtë dhuratê qê pér mua nuk ka çmim.
Se ti je drité syri e shpirti i shpirtit tim.
Ato duart e tija rreth qafês e ai pêrqafim,
A ka dhuratê mê tê çmuar pèr njé nênê,
Êshtê një ilaç shêrimi për shpirtin tim.
Kur e mora befas sikur fluturova nê hênê.
Nuk e di nêse mund tê shprehet
ai moment,
Ajo magji e ajo dashurie me fjalê,
Ajo ka forcên mé té madhe nè kontinent,
Dashuria nênê -bir/bijê êshtë dashuri :
E rrallë……..
As ka roman, poezi kêngê e as fjalê,
Qê e tregojnê madhêshtinë e saj,
Vetêm nënat e kuptojnê se zoti atyre,
Hyjnisht ia u dhuroi atyre si dhuratë…
Bukurie Buçpapaj
23.3.2021.
“”””””””””””””””””
Pak analize dashurie…….

Cila êshtë kryefjala jote
dashuri?
A ke një pêrgjigje të më japêsh
vallê?
Po binomi yt magjik cili është a e di ti ?
Po ajo forcê qê ke ti qê çanê dete e oqeanè?
Ti je mrekullia e shpirtit fisnik njerêzor,
Ti je eklips i bukur i zemrave tê vetmuar,
Ti je ajo qè ndez zjarrin që mban nê dorë ,
Ti je si deti i kalter me dallgë trazuar.
Vullkan i epsheve mbledhur në
shperthim,
Uragan momentesh të çmendura ,
Mikluese ,flatruse , intriguese e vegim.
Ekuacion i pazgjidhur i ndarjeve të krisura.
E çmendura e ndienjë -budallepsura,
Agim e perendim i diellit dashuror.
Por je ishulli mê i bukur i casteve të magjepsura.
Pêrfundimisht je gjithçka pêr tokësorë.
Mbas gjithë kêsaj analizë që të bêra ,
Si duket atyre pyetjeve që bêra unë,
Arrita në pêrgjigje të thëna e të pathêna,
Por nê konkluzion me kuptim pêr ju e mu.
Qê ka vlerë shumë…..
Dashuria êshtë pêr ata që jetojnë,
E jo pêr ata qê se vlersojnê e qê jane nê gjumë……..,
Bukurie Buçpapaj
23.3.2021.