12.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Bukurie Bucpapaj

Dhe nëse….
Frustuese, sylotë, zemërvrarë,
megjithatë qesh, ose duket ashtu.
Si drenushë plagosur
nga gjahtarë,
Përpëlitet si zogu në pemë, kuturu.
Megjithatë, ngrihet pa bërë zë.
Stinët e jetës, pranvera të acarta,
Madje, koha ia ngriu rrezet e arta.
Dhe nëse, bota
e tëra u shëmb,
I mbledh forcat dhe pse i dhëmb.
Mbledh ato copëzat e thyera në pjesë,
Dhe nëse këmbët nuk i mbajnë peshën,
Me duart e shpresës jeton nuk vdes,
Besoj do ta kuptoni pse-në
se: Ajo e dashuron jetën.
Dhe nëse …. dhe nëse … dhe nëse….
Megjithatë, ajo mbretëron si një luleshprese.
Bukurie Buçpapaj
27.12.2022.
“””””””””””””””””

MA KTHE BORXHIN…
Evropë, ti, më thuaj vallë?
Çfarë faji kam që linda shqiptar?!
Mëkat nuk bëj që flas shqip,
As kur i zprapsa armiqtë e ligj.
“”””
Që në Iliridë u bekova nga Zoti,
Vendin ta ruaj si bir Kastrioti.
Fol Evropë, mos bëj sehir,
boll ma mbajte lirinë n’zinxhirë!
Vajtojnë shqipet në Qyqavicë,
Piskamë lëshojnë deri në Drenicë,
Shqipet çame rreth flamurit,
I thërrasin gjakut, plisit e gurit.
Nj’ krahë të thyer ka Medvegja,
Përreth vetes thërret motrat e veta.
Katër vilajete padrejtsisht,
Trungut Arbërit i’a këpute.
Kaq mizore e aq egërsisht,
Në zemër të shqipes thikën ngule.
Tash e din që nuk shuhem kurrë,
Lindi e vdes për komb e flamur,
Andaj ma kthe borxhin që ma ke,
Se njëherë vdes e një herë kam le.
Jetën, gjakun e fali për atdhe.
Bukurie Buçpapaj
24.12.2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.