VARG-NGUSHLLIMI…….

Ti vargu im bêhu ngushêllim
pêr varfêrinë,
Meqë ndryshe si ndihmoj unë atyre,
Pikat e poezis mê kujtojnê lotin e jetimêve,
Pikpyetjet për tė gjitha ata tê paftyrê.
Qê popullin e lanê akoma nê mjerim,
Pêr ata nuk mendon askush e as njeri,
Mê dhemb shpirti e s‘kam më durim,
Si protestë shkruaj ca vargje loti nê poezi.
Ndryshe nuk gjej ngushêllim….
Si mund tê flesh i qetê njeri i lig e i keq,
Pêr vete ke grumbullu pasurin me bollêk,
E pêr ata qê s’kanê ti as që e ke idenë,
Ti as qe e kupton ç‘farê êshtė ai boshllêk.
Falë zotit ka njerêz me zemêr tê madhe,
Qê mê djersên e tyre punojnê nê mèrgim,
Ndihmojnê vllezêrit e tyre në halle,
Ata bêhen drit-shprese pêr ju o jetim.
Nèse vargu im tê ishte lutje per ndergjegjêsim
Do shkruaja gjithmonë pêr të ndihmuar,
Sikur të gjithë të punojmë ne kêtê drejtim,
Ndoshta varfêria do të ishte zvogëluar.
Kam shpresê edhe mendoj pozitivisht,
Se një ditë do të bëhet mirë nê kêtê botê,
Edhe pse nganjehere ndikohem negativisht,
Por besoj kjo shpresë nuk do jete e kotê….
E lutje bêj tek i madhi zotë……
Bukurie Buçpapaj
24.3.2021.
“”””””””””””
Pèr tè tilla dashur ia vlen…….
Njê hêrê në parkun e Tiranês sime ,
Duke shetitur sa herë që shkoj atje,
Njê ndodhi e bukur mu kujtua ne mendje ,
E sonte dua ta ndaj me ju miqêsia ime.
Dy pleq tê dashuruar marrêzisht ,
Kujtonin rininë e shkuar e dashurinê,
Sa bukur akoma dashuruar çmëndurisht,
Flisinin e pêrqafoheshin bashkê
njëkohësisht.
Shumê herê ne keq zhgênjehemi e di ,
E themi s‘ka dashuri tê pastêr e rezistente ,
Por ja që gabohemi paska tê tilla dashuri,
Qê të sjellin të tilla çaste e momente.
Më duaj kêshtu gjithmonê i thoshte :
Ajo duke mbêshtetur koken tek ai ,
Zotêria qeshi e ëmbêl po e shikonte,
Po embêl i tha : ndryshe s‘di të dua ty.
Nê fakt po i shikoja plot me admirim,
Afer iu afrova njê lule këputa ia
u dhashê,
Merreni këtë lule si respekt pêr dashurin,
Tek ju njê dashuri tè pèrjetshme pashê.
Mê shikuan duke më falenderuar
tê dy
Më uruan edhe mua sa fisnikê qê qenê,
Më ngeli në mëndje kjo e bukura histori,
Ndaj sonte mê erdhën aq bukur nê penë.
Të shkruash pèr të tilla dashuri
Respektivisht ia vlenë……
Bukurie Buçpapaj
24. 3. 2021….