16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Bukurie Bucpapaj

Tê madhes Fatmira Breçani….
Kur ta ndëgjoj zanin tuj kêndue
Trupi kokrra më mbushet mue,
Edhe zogjtê kangên e kané ndalue
Ty dada Fatmira me tê ndigjue.
Bija e Tropojës çikë e malësisê
Krenari je e bjeshkêve të mia
Kênga jote si kënga e kanarinês
Dêgjohet nga plaku i riu e fëmia.
E sa nalt po i ushton zani
Shpat nê shpat ai za buçet
Kjo asht e madhja Fatmira Breçani
Qê na nderoi Tropojën e fisin e vet.
Gjithmonê Tropoja ka nxjerr legjenda
Poet .artista ,valltare , trima lufte e aktor,
Janê rrit në ato maje tê nalta e në kreshta,
Nê atê vend ku zoti e ka qendis me dor.
Si ylli që shëndrin ne qiell atje te yllésia.
Shendrin e shkëlqim i jep natës se qet,
ngjyra e zanit me vjen në vargje tê mia
Ma zbukuron e mi jep art edhe jeté.
Në pak rreshta plot me krenari
Desha ty dada Fatmire me të
nderue,
E Zotin e madh e luti pêr ty
Që zani jot kurr mos me shterrue.
Bukurie Buçpapaj
18.3.2021.
“””””””””””””May be a closeup of 1 person
Dashuri për poezinë…….
Nuk e di a ju ndodh edhe ju poeteve,?
Siç më ndodhē nganjëherë kjo mua,?
Nêse nuk shkruaj poezi gjatê netêve,
Nuk bêhem rehat e gjumé tê flej s’dua.
********************************
Edhe muza kur me ikën e unê nis e kërkoj,
Sa inatçie bêhet ndonjëherê ajo
e artë,
Përsëri unë gjej forcê e dua tê insistoj.
Se shumê e dua poezinë si mua im atê.
*********************************
Lanetja me mua nis e loz e më qeshet,
E unë që e kerkoj nê çdo cep té mêndjes,
Më duket sikur mua hileqarja më
ngêrdheshet,
Ndêrsa unë qê e kêrkoj nga çelsi i zemres.
*********************************
Shpirti e gjen vetê rrugên pér tek muza,
Ajo dashuruar êshtê me vargun poetik,
Se tê shkruaj poezinë ështê kauza
Me fletên e bardhê komunikoj si mik.
*********************************
E paster ajo leter ku unë nis e krijoj
I kthjellët si krojet e bjeshkeve te mia
Lutem te zoti që muza mos tê mê shteroj,
Tê shkruaj bukur siç e don poezia.
**********************************
Dua :
Qê vargu im të shkêlqejë nga madhêshtia.
E të pëlqehet nga tê gjithë njerëzia .
**********************************
E kur të vdes ndonje ditë e të shkoj në atë botë amshjane,
Dua : Qê poezia ime të quhet:
Poezi Bukurjane………..
**********************************
Bukurie Buçpapaj
18.3.2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.