14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Bule Biku

Pellgu i ujit të fjetur

Në pellgun e ujit të fjetur rri e shikoj
Sa dëshira aty mbrënda ishin tretur ?
Rrugën drejt dritës dhe ndjejës
Dëshirat se kishin gjetur
Mora një shkop dhe si për lojë ujin trazoj
Shumë nga pamundësit e mija
Aty mbrënda kërkoj

Në atë moment si pasqyrë në sipërfaqen e ujit imaxhin tim shikoj

Lule do kishte mbjellur ajo sikur në atë izolim të mos jetojë

Dhe atij pellgu të plakur

Ujë të freskët do kërkojë ti çojë.

“”””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Koha dhe pagesa e saj
Në rrjedhën e një lumi i ulur pëmbi gur
Priste ai të shihte kush do të kalonte në rrymën e ujit që zbriste me vrull
Dikur- ndoshta për mënyrën e tij të veshjes
Jasht rrethit shoqëror e kishin lënë
Ai i pa ato që rrëshqisnin me gjithë botën e tyre të gjykimeve
Në kërkim të shpëtimit të kotë
Kur për të çmendur e quanin dhe në izolim e lanë .në përçmim e në vetmi
Ai në një mënyr mbijetese shkruante çdo mbresë, çdo fyerje e kujtim
Por dhe shumë plane, gëzime e përvoja domethënëse për ti lënë ato trashëgim
Si për çudi ato njerëz në atë lum që quhej jetë
Nuk po notonin
Por ishin kufomat e rrethanave pa shpëtim
Ai sikur nuk u ndje mir kur dhimje pa
Do të kishte dasht që dhe kësaj here të ishte ai i vetmi duke qa

Pra mos gjyko dikë

Zemrën pa ja pa

Respektoje të ndryshmin

E jetën e përditshme me të ndaj.

“””””””””””””””””””””””””””

Shkëmbi dhe dallgët

Vallëzonin dallgët rreth shkëmbit madhështor

I pa lëkundur qëndronte ai mes tyre ashtu i heshtur e pa fjalë

Por valët vazhdonin ta ngacmonin me ledhatime

Herë e përkëdhelnin qetë e me psherëtime

Herë e përqafonin me egërsi

Përgjigje atyre ti kthente

E indiferent asaj dashurie mos i rri

Edhe se nuk donte tu dorëzonte shkëmbi

Filloj të bashkëpunoj

Buzët e tij me dallgët limoj

Ishte e pa mundur të mos u dashuronin

Se gjithë jetën në pranin e njëri tjetrit do të

qëndronin

Shkëmbi ishte i fortë, e i ngurtë

Por dallga e detit me shkumën e saj të bardhë e të butë

Puthte e ledhatonte lëkurën e tij të lashtë duke e kthyer në një partner ideal e kuptimplotë

Dhe kur dashuria lind midis dy elementëve në bashkëpunim

Ajo trasformohet në një lidhje të përkryer

E për jetë ska mbarim.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.