Kur mund të jetosh më shumë se një jetë

Kur mund të jetosh më shumë se një jetë!
Atëhere mos u ndalo
E kur të thojnë, e mundur nuk mund të jetë
Thuaj, për një që shkruan – është më se e vërtet
Ai / ajo që shkruan, herë bëhet bletë
Mbledh ai nektar në ndjejat
E në mjaltë i kthen fjalët
Ai/ ajo që shkruan herë bëhet tren
E me vagonat e tij në shinat e kujtesës e të fantazis rrëshqet ngadal- shpejt
Herë pa zhurmë i avashtë në stazionet në kulm pret
E kur shpejtësin merr fishkëllin e zjarret ndez
Vjen e shkon
Fatet e shumë pasagjerëve ndryshon
Kur mund të jetosh më shumë se një jetë
E tregon atë duke shkruajtur
E kur të lexojnë, mbrënda tyre
Ty nuk do të gjejnë
Ti je akoma në udhëtim
Të mungon akoma një tregim
Aty ku ti je një luftëtar
Me një laps në dorë
E të quajnë trim.
“””””””””””””””””””””