
Asgjë nuk flet më qartë se syri
Isha e bindur që veç fjala mund të ledhatoj
E nga një lidhje prej memecësh!
Kjo si do të qëndroj?
Thash nuk është e mundur
Që ajo/ ai e don, po si do tja tregoj!
Dija që goja ishte për të folur
E me ëmbëlsin e fjalës adhuron
Veshët për të ndëgjuar
E me tingujt e zërit zemrat gufon
Hunda erën e veçant të lëkurës së asaj/ atij shijon
Syri, ah syri për mua ishte shqisa më normale
Se me të bukurin çmon
Sa isha gabuar
Syri sheh
Syri qesh
Syri hyn thellë në mbrendësin e përjeton
Por gjëja më e bukur që syri bën
Ai lexon
Fjalët e pa thëna në shkëndi shndërron
Mëndjen e trazuar e kupton e me një shikim qetëson
Në se nuk i beson dikujt me fjalë
Shikoje drejt në sy
Aty do lexosh gjithshka
Të gjithë botën që mbrënda ai/ ajo ka.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Gallga që flet
Ajo ledhatoj e ledhatoj këmbët e mija
Me delikatec e ngrohtësi
Por u largua shpejt, pa bërë shumë xhurmë
Në lehtësi
U kthye më e lartë
E më dha një goditje në gjunjët e mi
Më la të mësoja të notoja e të mos i besoja detit e qetësisë së tij kur ai më ftonte të hyja në thellësi
Por kur përsëri erdhi e lartë e drejt në zemër më qëllojë, duke më thënë
Të kem kujdes
Se mund dhe të vdes
Nga një e bukur dashuri
Nga deti
E nga dallgët e tij.
Bule biku 12 .9.2021
“”””””””””””””””””””””
Buzëqeshje e trishtuar

Buzëqeshja e saj e trishtuar
Mund të quhet një diell në perëndim
E lodhur dhe e vrarë
Si një kështjellë në rrënim
Ku këtu o aty
Donte të mbijetonte zambaku i bardhë i paqes
Që shpesh e kishin shkelur me qëllim
Buzëqeshja e saj e këputur
Nga tradhëtija e atij që botën i pat fal
Dhe bari nuk mbiu më në gjurmët e pa besës
Dritën ja kthyen në natë
E ngelet ajo në sqepet e harresës
Buzëqeshja e saj si hëna e venitur
Buzëqeshja e këputur si një trëndafil i tharë
Buzëqeshja e saj e shkelur
Si një krenari e vrarë.
Bule biku 11 ,9, 2021
“””””””””””””””””””””””””””””
Puthjet e tua
Puthjet e tua janë si zjarri i vullkanit
Në shkrumb e hi do i kthenin ato buzët e mija
Dhe po të isha në grykën e varrit
Puthjet e tua më bëjnë të dridhen si tërmet
Si një gjethe e vishkur që vjeshtën pret
E nën këmbët e pemës bien e gjithësin e saj tret
Puthjet e tua si të pa arritura tani jetoj
Se ti veç më don
Por unë të dashuroj
Më puth ti i dashur
Më puth si dikur
Unë po bëhem tokë e ndezur
Ti me buzët e tua më puth
E më shuaj si ujë.
Bule biku 10,9 , 2021