SHAMIA -BY:Zj Softa
Nderin nuk e ruan shamia
As fustanellat e gjata, por zgjuarsia
Mund të jesh kokë e këmbë mbuluar
S’mund të jesh e ndershme,
nëse s’je e zgjuar
Respekti fitohet me mend
Dhe jo të mbulosh çdo vend
(BY:Buqa Softa)
DO TË KEM VDEKUR KUR TË MË THYHET KRENARIA
Vështirë e kam me vetminë të përballem
Vetmia i takon vetëm zotit
Para madhërisë së tij çdo ditë falem
Fjalët janë breshëri i lotit .
Në këtë botë mbushur
me mashtrues dhe lajkatarë
Hipnotizues të aftë kampion
T’a shtrojnë rrugën me margaritarë
Me fjalë të mësuara përmendësh
si shabllon .
Me të njejtat fjalë magjepsëse
udhëtojnë në shumë zemra
Një udhëtim pa emocione
në zemra të lënduara
Lumturohen kur viktimizojnë
shumë emra
Pronarë të padashuruar
të zemrave të dashuruara .
Jetojmë në kohën e skllavërisë virtuale
Ku “feudalët”e zotë pushtojnë
dhe rrëmbejnë
Një kaos i pështirë në jetën reale
Një babiloni ku njerëzit
me kafshët shëmbëllejnë.
E tmerrshme është të përballesh me vetminë
Por një don zhuan se pranoj kurrë
Do kem vdekur atëhere
kur m’a thyen krenarinë
Kështu më mirë po i vë zemrës një gurë.
Më mirë peshën e gurit se një thik
Se guri një ditë bie,
por plaga nuk mbyllet kurrë
S’do të jem skllavja e “feudalizmit romantik”
Krenarinë time do t’a mbroj me një gurë.
Se do të kem vdekur atëhere,
kur të më jetë thyer krenaria
E atëhere ejani e më ngushëlloni
Me një gurë do ti mbroj parimet e mia
Më quani të çmendur, a si të doni.
Do t’a sfidoj unë këtë botë putanë dhe jo ajo mua
Një shpirt luftarak nuk mposhtet kurrë
Ndoshta një ditë do t’i dorëzohem fjalës “të dua”
Atëhere në lumë do t’a hedh atë gurë !
(By:Buqa Softa)