SHKRUAN: NEHAT JAHIU
CA INTELEKTUALË KARIERISTA ,SERVILË PUTHADORËSH DHE…
Sa e sa kohë përcjelli me vëmendje për të ardhur në përfundim se si disa “ intelektualëve” iu është futur në shpirt karierizmi ,servilizmi sa mbetesh i habitur se si e lejon veten dikush të e quajë intelektual kur ai nuk e ruan parimin e një intelektuali dhe të marr guximin të e shpreh lirshëm mendimin e tij para opinionit pa pasur aspak frikë. Si mund intelektuali i tillë të hesht dhe bie preh e një rrugaçi dhe ate të bëhet puthadorësh i një rrugaçi për të i dhënë një copë pushtet në ndonjë institucion. Për mua ky dhe disa tjerë kurr nuk mund të jenë intelektualë kur janë servila dhe puthadorësh vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij karierist. Po si mund të e quash intelektual një personë ose ca persona që aq shumë kanë frikë të pëlqejnë një shkrim të një personi i cili shkruan ndonjë shkrim që është në interes të popullit, kombit, atdheut dhe shoqërisë në tërësi. Një gjë e tillë është më se e vërtetë se të tillët që nuk janë numër edhe të paktë kurr nuk guxojnë të pëlqejnë një shkrim ose të e mbështesin personin që ka shpreh nëpërmjet shkrimit të tij një realitetë e që është i dëmshëm për të gjithë ne. Një gjë të këtillë nuk guxojnë të e bëjnë, sepse frikësohen se mos vallë do të hetohen nga individë partiak dhe pastaj servilit “intelektual” do të i merret karrika e një drejtori të një institucioni apo…,ku është vendosur me kusht që të e mbyllë gojën me dri dhe të veproj vetëm ashtu siç të e porosisin ata që e kanë vendosur në atë post. Një gjë e këtillë është e dhembshme dhe ate shumë, shumë e dhembshme kur intelektuali mbyllë gojën dhe ka frikë për të e shprejur mendimin e tij lirshëm para opinionit. Shprehja e mendimit të lirë nuk është krim që të frikësohesh të e shprehëshmendimin tënd. Krim është të heshtës ndaj të keqës dhe të mos reagosh si intelektual dhe të japësh mendimin tënd të lirë ashtu siç e mendon ti. Po nga intelektuali karierist dhe servil një gjë të tillë kurr nuk do e dëgjojmë, nuk do e shohim dhe nuk do e lexojmë. Ajo që është edhe më e dhembshme që edhe nga një numër i madh i njerëzve në përgjithësi ka mbështetje “intelektuali” karierist, servil, puthadorësh se sa një intelektual i vërtetë. Në fund çfarë të them!?… Ju mbështetni të tillët, por unë nuk do i mbështesë asnjëherë sojin e tillë.