16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Çano Nora

 

SI FJALË DASHURIE ENDE TË PATHËNA

Retë ultazi shtrydhnin shiun në hava,
E vetëtimat si gjilpërë shponin ajrin jashtë.
Këtë shkëmb e gjuajtën sa herë e s’u ça,
Ky shkëmb i kthente urrejtjet mbrapsht.
Dhe ky shkëmb është në visin tim,
Është njeri prej shkëmbinjve të sertë.
Sa herë që e merrja si temë për hartim,
Aq herë mësueset më vlerësonin me dhjetë.

Retë shtrydheshin si peshqirë diku,

E vetëtimat digjeshin si cigare brënda.

Ky shkëmb sikur thotë jam këtu,

Si fjalë dashurie ende të pa thëna.

“””””””””””””””””””””””””””””””

Fabul:ÇAKALLI DHE QENTË
Pllaja me dele në sy i ra,
Çakallit,që u gëzua shumë.
Tha:- Do filloj një nga një ti ha,
Tani më doli punë.

Por gëzimi shpejtë iu fashit,

Çakallit që endej në male.

Dy qen të zot,iu hodhën në fyt,

Dhe s’e lanë atë që të bën plane.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Fabul: DHELPRA DHE PULAT
Kur erdhi dhelpra në këtë verë,
Dhe në qymezin e pulave u fut
Tha:- I kanë ngrënë pulat të tjerë,
Dhe rruga më vajti huq.

Dhe pulat pa vonuar thanë:

-Moj mike! -ia kthyen urtë e butë:

– S’na kanë ngrënë,jo, por ne vamë,

Në një vënd më të sigurt.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Fabula e pasdites:SHTËPIA DHE DETI

Thotë një shtëpi : -Dëgjo!
– Rri anë detit gjithë shije.
Nuk jam vilë,por nga ajo,
S’kam ndryshim asnjë fije.

Me këto fjalë në gojë mbeti,

Ato shpesh në mënd i vijnë.

Por një ditë i’a ktheu deti:

– Dhe unë t’a shtoj bukurinë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.