17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Çano Nora

Fabul : MERIMANGA DHE FSHESA

Merimanga i tha fshesës një natë:
– Nuk më sheh se si në mure,
I end fijet poshtë e lartë?

U hodh fshesa:- Mike çflet!

Bën pis muret cep më cep.

Ndoshta end fije siç thua,

Por më hap telashe mua.

“””””””””””””””””””

Fabul: SORRA DHE BRESHKA
Një sorrë ishte ngjitur në pemë,
Dhe hante ca kokrra të bëra.
Këtu tha breshka,lezetin u kam ndjerë,
Kur bien poshtë i ha të tëra.

Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,

Dhe zgjatet t’a kap atë te një plis.

Sorra që nga lartë një glas i hedh,

Dhe i’a bëri kokrrën të gjithë pis.

“”””””””””””””””””””

KUR DO MBAROJË KJO NATË?!
Livadhet e bjeshkëve nga dimrat u plakën,
Vilare shirash,borëra dhe breshër.
Një malësor në sy s’ka gjumë natën,
Se pret ditën nesër.
Liqeni si ka i lodhur duket,
E rreth tij bora hedh shtat.
Një pemë me degët si skelete,lutet,
Kur,kur do të mbarojë kjo natë?

Livadhet e bjeshkëve nga dimrat u plakën,

Vilare shirash,borëra dhe breshër.

Një malësor s’vuri gjumë në sy natën,

S’e priste ditën tjetër.

“””””””””””””””””””””””””

Fabula: 1.LISI
Një lis i thatë gëzimin se fshehu:
– Erdhën sëpata dhe asnjëra s’më preu.
Kam fat për besë shumë fat,
S’më vjen e keqja as nga lartë.
Ky lis i thatë me zell u tregonte,
Ca lisave të rinj,të pa rritur.
Një vetëtimë e egërsuar mjaftonte,
Për t’a lënë lisin të zhuritur.
2.FERRA DHE TRËNDAFILI
Një ferrë e ekspozuar në një shpat,
Një ferrë me gjëmba të shëndetshëm.
Ankoheshin se i shponte ,kush kalonte poshtë e lartë,
Sado që ishin të kujdesshëm.
Dikush tha:- Je vet fajtore ,moj e ngratë!
Saqë dhe fajin ndjeu.

– Jo,jo,- i’a ktheu trëndafili pas pak,

Fajin e ka kostari që s’e preu.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.