Fabula:1.GJAHTARI DHE ZAGARI
S’ka si unë tha një gjahtar,
gjuetinë zanat e kam.
Se në shenjë gjithnjë kam marrë,
kjo më bën më shumë me nam.
Çdërdëllis!,- i thotë zagari,
orë për orë e ditë për ditë.
Meritën unë e kam së pari,
se t’a nxjerr gjahun në pritë.
2.PASQYRA
Pasqyra në një mëngjes,
me një grua se çu ndesh.
U hodh gruaja :- Më shëmton,
përse thonë që t’i s’gabon ?
Por pasqyra ç’kish në mëndje,
Në bisedë shpejtë futet:
– Mike,si të jetë fytyra tënde,
dhe tek unë ashtu do duket.
3.GJËMBI DHE DELJA
Një ditë po u thoshte gjëmbi,
me mua është mbushur vëndi.
Veç gomarit,të tjerët në mëndje s’më kanë,
më përbuzin dhe më shajnë.
U hodh delja me vërtik,
tek kulloste në korije:
– Ç’të të duan ty,o mik!
kur nuk u pëlqen në shije.