10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Çano Nora

Fabula:1. QENI DHE KAFSHËT

Thoshte qeni ju më shihni,

nga kafshët jam më i miri.

Këto s’i kam fjalë në erë,

por besnik që kur kam lerë.

U hodhë kafshët morën hak:
– Më i miri ti qen plak?!
Po të ishe kaq i mirë,
nuk të lidhnin me zinxhirë.
2.PASQYRA
Pasqyra që në mëngjes,
me një grua seç u ndesh.
U hodh gruaja:- Më shëmton,
përse thonë që t’i s’gabon ?
Po pasqyra ç’kish në mëndje,
në bisedë shpejtë futet:
– Si të jetë fytyra tënde,
dhe tek unë ashtu do duket.
3.KALI DHE BRESHKA
Breshka tek ecte ngadalë,
I thotë kalit urtë e qetë:
– Ne të dy jemi me samarë,
na mbron nga çdo gjë në jetë.
Tha kali:- Ta marrim shtruar,
një fjalë timen do dëgjosh:
– Unë vij përherë ngarkuar,
ti vjen edhe ikën bosh.
4.DRURI I SHTRËMBËR
-Pse më urreni kaq shumë,
dhe s’ma doni fare fjalën?

Ç’të të duam ,- i thanë drutë,

sa herë vjen ti na prish radhën.

“””””””””””””””””

TENISONI,TENISONI!….
Tenisoni s’bëri kurrë poezi për vëndin tim,
poetit anglez s’ja kuptuam dot të fshehtën.
Të paktën të shkruante me ndjenjë e frymëzim,
një varg të vetëm.

Për vëndin tim ca vargje të kishte lënë,

Dhe pastaj në kohra të jehonin.

Njerzit pas njerëzve do mbeteshin duke thënë:

– Tenisoni,Tenisoni!….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.