Dy fabulat e sotme:
GRERËZA DHE BLETA
Grerëza me zërin e hollë ,
i thotë bletës,moj e gjorë!
– Më ka lodhur shumë puna,
Vij e ikij si furtuna.
Ia ktheu bleta urtë e qetë,
sa herë që do ngrysej dita:
– Për punë,o mike më flet,
mua,që me punë u rrita?!
SE TI KISHIM BËRË NE GATI…
Era që u shfaq rëndë- rëndë,
i tha ferrës që nga larg:
– Do të të shkul me gjithë rrënjë,
Që të mos mbishë më prapë.
Nga shirat e asaj dite,
rrëketë që dolën nga shtrati.
I thanë erës:- I shkule aq lehtë,o mike!
Se ti kishim bërë ne gati.