12.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Çano Nora

LIBRI MË I RI ME FABULA
Pas katër librave me poezi dhe katër librave me fabula,këto ditë përfundoj librin më të ri me fabula,epigrame dhe epitafe.
Një nxitje të madhe më ka bërë dhe moderatori i tv Alpo,Aristotel Petro,i cili në emisionin e mëngjesit drejtëpërdrejtë me shikuesit,publikon dhe 5- 6 fabulat e mia çdo ditë.Për të mos u mërzitur shikuesit ,çdo javë i jap këtij televizioni prurje të reja me fabula dhe epigrame.Faleminderit dhe juve për mbështetjen miqtë e mi shumë të respektuar!
KURRË…
Kur s’u bëmë bashkë ne të dy,
Edhe pse i deshëm takimet shumë.
Në takim,herë vije shpejtë ti,
Dhe herë vija vonë unë.
Mendimet për ty më kanë pushtuar,
E me vonesën tënde kurrë s’jam tallur.
Herë isha unë duke u larguar,
E herë ishe ti duke ardhur.
“””””””””””””””

Epigram: KRAHËT
Kur e ngritën në një detyrë atë,
Secili nga një mendim dha.
Të heshtur,të ndrojtur,nën zë,
Thanë:- Ka krahë ai,ka krahë.
“””””””””””””
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.