“”””””””””””””””””””””””””””
Fabula
KUNGULLI DHE LISI
Një kungull që veten lartë e shihte,
me një lis hante inat.
Që u rrite kaq të janë dashur shumë vite,
shumë të janë dashur,o mik i ngratë!
Thoshte kungulli jam më i saktë,
le të kem kërcellin të hollë si shufër.
Dhe u ngjita i sigurt atje lartë,
në një kohë të shkurtër.
Por lisi toruan s’e humbi,
nga kjo ditë që furtunë qasi.
Dhe shihte që si rezistonte dot kungulli,
erës,që në tokë e përplasi.
MËLLENJA DHE KANARINA
Një mëllënjë në një ditë të ftohtë me borë,
po dridhej e tëra në një pemë degëhollë.
– Eja!- i tha mëllenjës kanarina dhe gëzohet,
në kafazin tim një vënd do të shtohet.
Por mëllenja qeshi e plasi nga gazi:
– Do të vija moj mike po të mos ishte kafazi.
“””””””””””””””””””””””””
Fabul: PESHKU DHE NGJALA
Peshku në një ditë kërceu,
edhe u përplas te shkëmbi.
Shumë shpejtë dhimbjet i ndjeu,
sa që s’ngrihej më nga vëndi.
Ngjala pa menduar gjatë,
tha:- Me përvojë jete ti ishe.
Ç’të duhej,o mik i gratë
kur ujin këtu e kishe!
“”””””””””””””””””
JU MUND TË VINI…
Ju mund të vini me ditën nesër,
si një re që ndahet prej qiellit,
teksa kërkon një re tjetër.
Ju mund të vini,por gjer atëherë do jetë vonë,
e ne s’do bëhemi më kureshtarë të shohim borën në dritare,
se si dy grimca bore do ftohim njeri – tjetrin në një dhomë.