KY SHIU SOT
Një shi i imët nis të bjerë,
njerëz të pa mbrojtur gjeti.
Një gjimnazisti me zë të çjerrë,
takimi gjysmë për sot i mbeti.
Te trotuari ndënë ca pemë,
të ecin shpejtë ca njerëz nguten
Te ndonjë i njohur nën ombrellë,
shpejtojnë ata,shpejtojnë të futen.
Tek sheh një çift që zë ankohet,
për këtë ditë me shi të lehtë.
U thotë një burrë sapo afrohet,
ky shiu sot është bukë dhe jetë.
“”””””””””””””””””””
NJË ZOG
S’kisha kohë të prisja mëngjesin,
dhe kafen e mëngjesit s’e piva dot.
Dhe ëndrrat e sotme për nesër të presin,
se sot nga Ukraina më ka ardhur një zog.
Një zog më ka ardhur,një zog i mjerë,
I ulur në një shelg si re e bardhë.
Dhe një porosi nga miku im ukrainas s’arriti t’a sjellë,
se rusët se lanë.
Babai shtëpinë në fshat s’e bëri vetëm,
te një bokërimë anë një fushe.
Dhe unë me zogun një vënd për folenë e tij gjetëm,
larg,larg sulmeve ruse.
“””””””””””””””””””””””
DHELPRA DHE RRUSHI
Thënie e vjetër,por dhe sot,
përhapje të gjerë ka gjetur.
Dhelpra kur s’e arrin dot,
thotë ky rrush s’është i pjekur.
Si shumë gjëra në këtë botë,
dhe dhelpra nuk është pa fat.
Kur ulet rrushi më poshtë,
s’ka pse ngjitet dhelpra lartë.
Fabula e realizuar mbi foton e përgatitur prej mikut tim ish ushtarakut dhe intelektualit Sali Mamo.