17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Çano Nora

Epigrame:1.NJË MASHTRUES
Kur e njohe një vajzë,të thoshte goja,
se grindjet si kam patur kurrë zanat.
Por ç’e do se kur e more atë nuse të doli boja,
se grindeshe me të, mor i ngratë!
2.PËR CILËSINË
I mbylle dyert në pallatin që u bë,
me brava të reja ,miku im!
Por ç’e do se nga ato s’ hapej asnjë,
ditën që do merreshin në dorëzim.
3.NJË PEDAGOGU
Mbajte leksion plotë dy orë,
edhe pse në auditor ishin pak student.
Ty s’të shqetësoi prezenca, mor i gjorë!
mjafton të ishe vet prezent.
4.NJË MAGAZINIERI
Llogarinë e ke profesion,
prandaj gjëndjen shpejt e ndreq.
Sa herë del mangut zë i shton,
sa herë del tepër zë i heq.
5.KUR TË BËNIN VREJTJE
Kur flisnin mirë për ty,
s’dije si t’jua shpërbleje të mirën.
Por kur të bënin vërejtje në sy,
u ktheje shpinën.
“””””””””””””””””””

Dy fabula:1.MAÇOKU DHE PJATA
Një maçok,një qime zi,
tek dikush vajti pas darke.
Thanë se kërkon ndonjë mi,
teksa sillej rreth një pjate.
Pjata që s’di të gënjejë,
shpejtë e shpejtë ca fjalë ujdis:
– Ai vjen të hajë ç’të gjejë,
dhe pastaj të na përmbys.
2.GJAHTARI DHE ZAGARI
S’ka si unë tha një gjahtar,
gjuetinë zanat e kam.
Se në shenjë gjithnjë kam marrë,
kjo më bën më shumë me nam.
Në bisedë zagari hyri:
– Si s’u lodhe ti o mik!
Sot na dalke ti i miri!
kur unë nxjerr gjahun në pritë.
“”””””””””””””””””””””””

SE UNË BËJ MIK EDHE NJË ZOG

I’a dedikoj këto vargje mikut tim të mrekullueshëm nga Prizreni,Salajdin BRUTI.Mund të jetë një imazh i 1 person

Erdhi i qetë ky muzg i ëmbël,
në këtë qytet si thënie e lashtë.
Me mikun tim Salajdin Bruti,
Si dy zogj shetisim jashtë.
I bukur ky muzg,kjo mbrëmje,
çdo gjë e bukur duket sot.
Erdhëm këtu si dy gjysma hëne,
dhe u bëmë një hënë e plotë.
Në këtë qytet shetisim tani,
në këtë qytet ku unë vi shpesh.
Të kam,o mik Salajdin Bruti,
të kam personazh në vjershë.
Ne shetisim bashkë këtë mbrëmje,
se ti më njeh,që bëj mik edhe një zog.
Erdhëm këtu si dy gjysma hëne,
dhe u bëmë një hënë e plotë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.