“””””””””””””””””””””
FESTË NË FUSHËBARDHË
Dhe qielli sonte s’është më larg,
Dhe hëna është ulur e zbardh mbi shkëmbinj.
Sonte këtu asnjë nuk u plak,
Sonte këtu asnjë nuk u thinj.
Një zë i mblodhi njerëzit këtë gusht,
Siç i mbledh ushtarët boria në repart.
Jam ulur e pi ujë në burime, me grusht,
Se për t’u ngopur me këngë do më mjaftonte kjo natë.
Gjithnjë për evente të tilla përgjërohem,
Ndaj dal dhe i pres unë i pari.
Se dua që vargjet më shumë të më shtohen,
Për festat të jem unë lajmëtari.
Dhe qielli sonte s’është më larg,
Dhe hëna është ulur e zbardh mbi shkëmbinj.
Sonte këtu asnjë nuk u plak,
Sonte këtu asnjë nuk u thinj.