“””””””””””””””””””””””””””
Epigrame
MENDIME
Shumë herë ti diskuton hapur,
Se ua ke marrë dorën mirë.
Për punën mendime s’ke patur,
Por për kohën e lirë.
KUR TË BËNIN VËREJTJE
Kur flisnin mirë për ty,
S’dije si tjua shpërbleje të mirën.
Po kur ndonjë të bënte vërejtje në sy,
Menjëherë i ktheje shpinën.
INDIFERENTI
Ç’u fol në mbledhje ,gjë s’dije,
S’dije ç’të përgjigjeshe ,o qyqar!
Kur dole jashtë,me kureshtje i shihje,
Se brënda një sy gjumë kishe marrë.
NJË POETI
Për ty,kushdo e di,
Që je tepër rigoroz.
Veçse ndonjëherë dhe në poezi,
Fut dhe nga pak prozë.