8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Çele Tabaku

Si me magji u zhduk stuhia
e pas saj nje shi i imet mbeti,
dhe kur dielli leshoi rrezet,
permbi te u shfaq ylberi.

Dhe lulet filluan te vallzonin,
arome leshonin duke shkundur pika e shiut
zogjte te gezuar filluan cicerimat,
oh sa bukur,sa magjike!

Dhe ne filluam te qeshnim,
te lumtur per gjithe kete mrekulli,
gjithçka ndodhi pas puthjes sone,
te falur plot dashuri.
Çele Tabaku,

Dhe shkonte babai im ne pyll,
ku mbushte nje krahe me thupra
pastaj ulej nen hijen e nje peme,
e fillonte te thurrte shporta te bukura.

Si e vogel qe isha, prane tij ulesha,
dhe filloja ta pyesja me çudi.
Perse i thurr ti keto shporta?
Perse te duhen keto ty?

Ai buzeqeshte dhe me pergjigjej.
Po ja,qe te vjelim fiq,molle , rrush.
Dhe une buzeqeshja e thosha me vete.
Une njeren me lule do ta mbush.

Çele Tabaku,,

Permbi lule ulet lehtas bleta,
edhe shtrohet ne gosti,
me nektar te embel dehet
pastaj iken perseri.

Fluturon e fluturon
befas diçka i kujtohet,
diçka,sa e vogel aq dhe e madhe ,
Valle si mund te harrohet?

Kthehet perseri dhe lules i thote.
-Me fal mike por harrova
per kete mikpritjen tende,
fare nuk te falenderova!

Çele Tabaku,,

Çeli lulet molla
se erdhi pranvera,
por ty s’po të shoh
s’di a del tek dera.

I mbyllur po rri
dhe ti mbyllur brenda
syrin të ta shoh
po më dridhet zemra.

S’di sa do duroj
pa të parë me sy
si nuk të thashë më parë
se të doja ty.

Ndoshta dhe ti rrugën
rri edhe vështron,
ndoshta pyet veten .
Pse nuk po kalon?

Një mësim e mora
në këto ditë të rënda
kur e do dikë ,thuaja
e mos e mbaj përbrenda .
Çele Tabaku, ,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.