t’paktën ta përqafojnë me sy.
Mbështetu e dashura ime,
në prehrin tim sikur një fëmijë,
aty gjej prehje për ato shqetësime
që bashkë i kemi unë edhe ti.
As unë kurrë se kam menduar,
se një ditë do të ishim kaq shok,
jo kurrë se kam ndier
se sa peshon i yti lot.
Gjithë jetën ti ke qenë e fortë
kurajo për çdo gjë më ke dhënë,
tani kuptoj sa i dobët jam
kur nuk e ndal dot lotin tënd.
Veç mbështetu,shlodhu ca,
pastaj mua më buzëqesh
këto ditë që na kanë mbetur
pranë çdo çast do të më kesh.
Çele Tabaku,,