21.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Cikel me poezi nga Akademike dhe poete Irena Hoxha

GJYKIMI I QIEJVE

Të rënda qepallat
si kapak arkivoli!
Aty ku guri,
heshtjen e mori!
I rëndë dhe dheu
i bërë gur!
Si mbi të…
të ishte ngritur një mur!

Si mbi të, të mos kish urë kalimi,

derisa në qiej, të bëhej gjykimi!

#IrenaHoxha

“””””””””””””””

UDHËTIM NË VITE

Udhëtim në vite

e bukur jeta!

Ajo të flet, me shenjat e veta!

Ajo flet në heshtje

dhe në suferinë,

kur dikur i ri/re, shkrepje si vetëtimë!

Ajo vjen si dimri, me petkun e bardhë,

e shkrin si bora degëve,

Për të nxjerrë, të rinj lastarë!

#IrenaHoxha

“””””””””””””””””””

VALL RA BOTA NË UJDI?!
Mbushur godat me raki
një nga rrush i bardhë
e një nga rrush i zi!
Nga të dyja mendë të merren
dhe dy dele zënë e therren!
Eh, kështu është mplekusur bota
si biçikleta me dy rrota!

Pa më thoni miqtë e mi…

bota, vall ra në ujdi?!

#IrenaHoxha

“”””””””””””””””

SI RRËNJËT E PEMËS
Të gjithë jemi të ndryshëm
dyshim aspak nuk ka!
Ashtu si lindim natyrshëm
mes dhimbjeve të mëdha!

Mes dhimbjes dhe shpresës

të përqafuara tok!

Drejt rrugës së jetës

për të çarë vështirësitë, si rrënjët e pemës në tokë!

#IrenaHoxha

“”””””””””””””””

Gjithmonë ju ju

Në të qeshurën time

je gjithmonë ti

që më mbushin me zemër dhe shpirt!

Ti që më tregon dritën

dhe ti hap rrugën për mua

si ti je zot!

Zoti i paqes dhe shpirtit

rrugë të fshehura të jetës.

#IrenaHoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.