Nën prushin e dashurisë…
Ndihem e dorëzuar,
kur kthej kokën pas,
n’plogështi,mjergulluar,
qaj,qesh,thërras e bërtas…
Brenda konturës iluzionare,
ngallmoj në paranojë utopike,
brenda kuintave shkatërrimtare,
dorëzohem në ëndrrën e ç’do dite.
Etjen e çastit rrok në duar,
kujtimet e grisura tej i flak,
ti si një diçiturë e ngatërruar,
ikën e vjen si vegim endacak.
Dashuria në bohem,urtësi,
Qielli ish shtrati ynë magjjk,
Dielli-jastëk emocioni,butësi,
ti sërish,imazh që vjen dhe ik.
Kapitem,drithërimë që nuk pret,
në agun e sertë,në mall përpiqem,
mbështjellë në lotin që rrëshqet,
në romancë pasion/zjarr digjem.
Ti-një siluetë që largohesh,
unë-aleate në fjalë dhe besë,
ti-dyer inercie ku ngatërrohesh,
unë-frymim që kurrë nuk vdes !!
© Drita Haxhillari.
“”””””””””””””””””””
Përqafoje momentin !
Kape momentin,
përqafoje,
mbaje në duar,
si peshore kohe,
qe të çelë udhët e fatit!
Udhëto me momentin,
si dallëndyshja,
tek foleja e vjetër,
për shtegtimin e ri,
të pranverës tjetër!
Koha ecën…
si një tren ekspres,
duhet përjetuar momenti,
që fryma të mos “vdesë”!
© Drita Haxhillari.
“”””””””””””””””””””
Ekuacion i pa zgjidhur.
Koha si aeroplan pa aerodrom,
s’dihet ku të përplas e ku të çon.
Ecim me çudira të rrethuar,
në një hapësirë të mjergulluar.
Realitet i ndryshkur në mister,
pa një grimë drite,pa vlerë.
Pik njerëzie nuk ka mbetur,
gjithçka humbi,është tretur.
Dominon egoja,hipokrizia,
u harrua respekti,dashuria.
Indiferenca na godet si çekan,
të prangosur në ftohtësi na mban.
Pa orjentim e të çoroditur,
ecim kuturu,të lodhur,të drobitur.
Heshtur,me shpirtin copë,
kafaz robërie kjo botë.
Dritë jete,Dielli në mëngjes…
frymim shpirti,në pritje,në shpres !!
© Drita Haxhillari.
“”””””””””””””””””
Hipokrizi!
Kjo botë si djalli,
nëpër pekta të mykura,
helmin si gjarpri derdh,
pastaj nën gur pjell,
gjarpërushë të vegjël.
Kulaçin si shantazh,
kërbacin si ndërshkim,
fluturakë në eter,
fshehur si dielli,
idhnak dimëror.
Sa keq!
Unë jam ag i qelqtë!
Unë jam muzg i purpurt!
Unë det i valë!
Rrëzohem një herë,
e ngrihem mijëra herë…!
© Drita Haxhillari.