ÇAST
S’dua të përëndojë dielli
Që të ngroh brenda shpirtin
Sepse dhe mëndja luan
Me një sekuencë ëndrrash
Vështrimi yt depërton brenda meje
Mposht ndjenjat tekanjoze !
Dhjetor 19.2022
ZBEHU NGJYRAT YLBERI
Të ngrira vijnë muzgjet
Perëndimi i diellit ska portokalli
Stolit vjen një zog dhe ulet
Pa cicërimën e tij
Dallgët vijnë stuhishëm
Së largu, zëra sjellin
Ca meditime uf_fojnë
I zbehin ngjyrat ylberit
Mund të fshehësh bukur
Dhimbjen, gëzimin brenda shpirtit
Kush të njeh në thellësi ?
Dallon qartë pezmatimin
Ndaj hap dritaren, bota të dëgjojë
Fjalët e magjishme
Fluturat, s’mund të jetojnë pa krahët e tyre
Sikundër ,dashuria pa pëshpëritje !
VETËM TI
Ti vetëm ti,je qëndra e botës t’ime
Sytë e tu janë të zjarrtë
Besimin që mbartin,më japin forcë
Bëhem me krah si fluturuesja zanë .
Dashuria, nuk njeh matematikë
Nuk njeh nota, as klasa
Thjesht,zemra vendos shenja pikësimi
Ku bën vend parajsa !
Jemi aq shumë pranë
Në të njëjtën kohë,po aq larg
Çdo poezi, çdo këngë
Më vjen si i joni çast
Do mësohem të t’përqafoj
Por veç në të miat ëndrra
Secilit nga ne i erdhi koha
Të ndjek rrugën,që shpirti flet brenda
Po iki,përfundimisht nga ky qytet
Rrugët, ndryshe duken pa ty
Çdo sakrificë u bë skëterë
Një lamtumirë me përplasje sysh !
Sot rruges per Morave
HESHTJE
Shoqërues sot ,pakëz gjurmë
Ju bashkëngjitën rrugëtimit
Fërfëllinte erë e marrë , zhurmë
Ngrirë asfalti,i bashkohet shkëlqimit
Rrota makinash, shpërfillin vijzimet
Ca putra qeni ,duken mbi borë
Hapin shtruar, prekin kujtimet
Aty mbyllet shtegu me of
Heshtja qëndron ,statujë brenge
Mister fsheh, qiellit të grisur
Padurim, shkëputet stolit një degë
Shkrepëtima, emocionesh degdisur
Këmbana e Shën Thodhrit këndon
Një dorë i vendos melodinë
Dielli kokën,faltores i zbulon
Lumturia ,dyfishon kënaqësinë
Lutje, me qirinjtë e ndezur
Mbi pëllëmbë mbajtur shpresë
Ikonat vendosur në mur
Me përshëndetjen mirmëngjes !
10.12.2017 M.Ropi