13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Cikel poetik nga poetja Nezafete JAKUPI

 

ZANA N`ZI

 

Zanë moj Zanë

A je n’mrize tuj mrizue

A t’ka  nxan gjumi e s’t’ka lëshue

Apo gjamën se ke dëgjue?

 

Zanë moj zanë,

Motrat ku i ke?

Çou moj zanë qofsh verbue

Motrat tua t’i kanë shitue!

 

Zanë t’shitoftë bukuria jote

Ku ke mbetur e s’ke dalë

A trishtimi t’ka kaplu

E s`po munesh n’vete me ardhë!

 

S’janë të huja, janë motrat tua

Nëpër mrize janë rrethue

Janë rrethue për t’u poshtërue!

 

Zanë moj zanë,

Të shitoftë uji i kroit t’bardhë

Si nuk mujte zot më iu dalë

Zanë moj të vraftë perëndia

 

Motrat tua tuj vajtu

Kan mbetë n’kroje t`u derdh lot

Të dënoftë i madhi Zot!

Si nuk u duke askund sot

 

Në gjumë të thellë paske ra

Gjithë këtë tmerr mos me e pa

Mos me pa duke të vra

Duke të vrarë në tradhëti

 

Veç pse vret me bukuri!

Ah ,moj zana qofshi bekuar

Për këtë dritë mbi këtë dhe

N’paqen tonë ju shkëlqeni

 

Heroina ju kem Ne!

 

SHPIRT I HUMBUR

( të zhdukurëve )

 

Dikun ke humbur

Dikun je vrarë,

Dikun je gjetur

Dikun plague

 

Si më t’bashkue?

Një pjesë andej

Një pjesë kendej

Një pjesë se di as se ku

 

Si më u bashku?

O shpirt i thyer

Në mijëra mënyra

Si me të gjetë

 

Kur je bërë copë, copë!

 

S’mund të jemi bashkë

As mbi, as nër tokë!

 

O shpirt i humbur

Si më u  bashkue

Kur unë kam këndu

E ti ke vajtu

 

Tash unë po vajtoj

Ty këngën s’ta nij

Si të jemi bashkë

Më gjej t’paktën ti

 

O shpirt i humbur

T’kam kërku çdo kund

Edhe n’varr të huaj

Të kam kërku

 

Mu bashku!

 

Dhe s’të kam gjetur

Nuk po të gjej as sot

E shpirt im po jeton

thyer copë, copë!

 

Bashkimi i jonë

Do bëhet veç nër tokë!

 

N`MEDALJON

 

Kam marr n’dorë një medaljon

Është  i   tëri i larë me lotë

Ma ka lanë nana amanet

Me e mbajtë, siç e ka mbajtë vet!

 

 

Oh, me lotë m`u mbushën sytë

Kur kujtoj ditën që e mora

Nuk e pashë dritën atë ditë

Asnjë  fjalë, jo,  nuk e fola!

 

Medaljonin  e  larë me lotë

Sot  e ruaj si sytë e ballit

Lotët e nanës n’të janë  tharë

Ah për gjakun e atij ushtari!

 

Medaljoni  i çmuar shumë

Brenda ka veç dashuri

Lotë e nanës  që e  kanë larë

N’të kanë rënë dhe lotët e mi.

 

Medaljonin  e kuq si gjaku

Do ta ruaj plot krenari

Brez pas brezi kurrë s’do t’harrohet

Gjaku i atij djali t’ri

 

Që dha jetën për LIRI

Që dha jetën për LIRI!

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.