
Bëj të fle !
E vien mbrëmia gjum të flesh
Këtë mëndie ku ta shpiesh?
Një këtu e një atie
Një i smur e një pa lek
Një në tok e një në qiell
Oh moj mëndie mëndie shkret
Dielli hyn e hena del
Kur është natë e kur mëngjes
Zemra afshin më se ndien
Kohë moj ,kohë ,pa shpres
Shih me sy e plas me zemër
E gjith bota me një telkë
Ëndrra veç sot ka ngelë
Për të nesërmen çditë vien?
Bëj të fle gjumi s’më zë
Ç’kohë erdhi ,mënt s’na lë
Ku është motra e ku vëllai
Ku është vajza ku është diali
Rënkon nëna përsë largu!
Zot po vuajm na beso
Syt tek ty i drejtojm
Të na rush fëmij e nënë
Të na ruash njerzin të tërë
Se vet jeta ,po gremiset
Nga kjo kohë gjith mërzitie!
“”””””””””””””””””””””””””””””
Ndërgjegja
Ligji më i pa korruptuar
Ndërgjegja si diell praruar
Ndërgjegja s’do gjyqtar
Ndërgjegja të çon në rrug të mbar
Ndërgjegjsohu ,jetes -vetes
Ndërgjegjsohu -shoqëris
Ndërgjegjsohu ,hapit që heth
Se ndërgjega kurr s’të prish!
Me ndërgjegje je sigurt
Je i çlyer nga të gjith
Ndërgjegjsohu o njeri
Se ndërgjegja nuk do miq!
Kur mëngjezit zë e zgjohesh
Edhe ditën zë e nis
Më par foli ti ndërgjegjes
Mos të kesh telash -mërzi!
Gjygjëtri më i denjë
Nuk të le pa drejtësi
Ndërgjegjsohu sa më shum
Që kjo bot të jet e lirë!
“””””””””””””””””””””””””””””
Dua Diell!
Çpo ndoth që syt nuk hapen
Vrejtur moti shiu pikon
Bëj të ngrihem nga krevati
Një mërzi të lodhur kam
Dua diell e jo re
Se vet jeta na ka vrar
Bëj të ngrihem nga krevati
Por kjo miegull nuk më lë
Zvarrë zvarr e hoqa shtratin
Syt në gjum dot si hap
Dua diell dhe jo re
Të ndriçoj ky shpirt i vrar
Por një jetë kemi ne
Dhe kjo jetë na ka mallkuar
Nuk na bën shpirti i mier
Kur nuk gjen fëmij në vatër
Dashuria është rrnuar
Shpirti jon i trazuar
Që të ket jeta diell
Duhet fëmia në prehrë
Se kur dera nuk të hapet
Edhe duart nuk përqafojn
Zemra jonë rri e plaket
Nga ky mall qe nuk largohet!