“””””””””””””””””””
Sot këtë mbrëmie dritat vezullojnë
Viti e ri ,po na lajmërojnë
Atmosfërë heshtura ,njerzit me frik rrojnë
Kovidi i nëmur ,jetën ju shkurtojë
Vetëm dritat duken ,këngë më s’këndojnë
Urimin e zemrës goja të ma thotë
Gëzuar të na gjejë ,miq edhe shokë
Gëzuarë për të gjith ,gjithë këtë botë
Të na qeshi buza ,syri mos lotojë
Paqe dashuri zoti na dhuroftë !
“”””””””””””””””””””DHJETORI
Në çdo vit muaj Dhietor
Një pastërma në oborr
Skuqte gjaku mbi dëborë
Kripej mishi rripa rripa
E mbi sobë varshe në shkop!
Ne fëmijët pasionant
Fshehura gjyshes xhvasmim pak
Qeshmim e bëmim shaka
Rreth e rreth asaj sobe
Piqmim mollë e patatate
Bijo jetë ,pa merake !
Varmim një kusi në ziarr
Kungull ziemim mjalt më mialt
Duke ngrën luamim dhe yç
Ziarri nxehtë na diersiste
Kënaqsi sa mës kishte!
Shtromim sofrën ulur bashk
Një tepsi e një sahan
Lugët benin trak e truk
Me fasule pastërma
Shkonte dimri për sevda !
Ishim bashk në një odë
Minder kashte shtruarë kish
Një qilim lecke të shtruarë
Gjumin e bëmim o sa mirë
Bashkuarë bashkë të gjithë!
Drita s’kish po kish kandila
Kishte njerës shpirt mirsia
Ndrinte oda nga dashuria
Gjyshe gjysh e bashkë fëmia
Diell mbushej gjith shtëpia!