8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Dafina Lira Mucka

Të Diel të mbar ju uroj!
E në se vërtet dua lumturi
Në botën time të jem fëmi
E në se thinjët rreth mbuluar
Zemrën dua dashuruar
E në se jeta më sjell vrer
Dua botën gjith pranver
E në se koha është ndaluar
Dua zotin të kem pran
Të më mbush me dashuri
Diell -paqe- mirësi !
“””””””””””””””””””””

U lodha!
Më lodhi dita
Më lodhi nata
Më lodhën javët
Muajt më lodhën
Më lodhën vitet
Shekuj më lodhën
Më lodhi jeta
Më lodhi koha
E lodhur erdha
E lodhur shkova
Eh sa u lodha
Kërkova e çnuk kërkova
Për pak lumturi e dashuri jetova
Kurr se gjeta e kurr se mora
Nga kjo jet veç lot rrodha
E lodhur erdha e lodhur shkova
Nga kjo jet veç ligësi dëgjova
Gatuar bota me dhe e balt
Flori kish e flori nuk pash
Babëzitur bota mbar
Në fund të jetës dy metro muar
U lodha u lodh e gje s’fituan
E në lindsha prap në ktë bot
Prap sdo ja dal mban
“”””””””””””””””””””

Fshati im i bukur!
Ah sa më rinon
Shpirtin ma trazon
Dashurin ma shton
Fshati im i bukur
Zemra më gufon
Kujtime pa fund
Në mend mi kalon
Me njerzit bujar
Të thjesht e të mirë
Çdo ditë ,aty
E ndamim gëzimnë
Kroji përfund fshatit
Uji gurgulluar
Vajzat më të bukura
Fshatit ja kam parë
Kur vinin në krua
Me çardhak në duar
Ato bel këputrat
Flokët dallgëzuar
Nur seç mërrte udha
Djemkat vargëzuar
Fshati im i bukur
Mbushur me kodrina
Këndonte birbili
Fëllëza ndër brinja
Mëngjezet me këngë
Mbushur deg më deg
Në fshatin e bukur
Fshatin me mehlëm
Nënat llër përveshur
Su lodh as’një herë
Buka misërnike
Nxjerr nga çerepi
Oshmaren pe misri
Oshmare që tretej
Djathi penjë penjë
Lugës vargëzuar
Ah këto kujtime s’kam për ti harruar!
Dasmat e korrikut
Vajza djem martuar
Fillonte të Hënë
Të Djelë mbaruar
Me bukë duvaku
Dhëndrrin e përcillnin
Nusen kur të vinte
Kurorën i vinin
Ah ky fshati im
Sa shum më mallon
Aty ruaj kujtimet
Gjyshja më mungon
Më mungojnë njerzit
Mungon dashuria
U larguanë bijtë
U boshu Shqipria
Shtpitë rrëzuar
Vendi shkretëtirë
Këthena o zot
Të këthejm rininë
Ta mbushim fshanë
të mbushim shtëpinë
Mos të mërgoj kurr
Të kem lumturinë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.